E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Defektet në zemër te fëmijët, kur konstatohen dhe si korrigjohen

Defektet në zemër mund të konstatohen që në shtatëzani ose në momentet e para pas lindjes. Shefja e Kardiopediatrisë në QSUT, Prof. Dr. Numila Kuneshka, shprehet se, shumica e defekteve në zemër, që përbëjnë 35-50 për qind të defekteve të lindura të organizmit të njeriut, mund të dallohen që në shtatëzani, ose nga kontrollet neonatale menjëherë pas lindjes. Sipas Kuneshkës, koha e ndërhyrjes për korrigjimet e defekteve në zemër shpesh është vendimtare në mirërritjen e fëmijëve, ndërkohë që të operuarit në zemër, pas korrigjimit mund të bëjnë jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë, përfshi dhe aktivitetet sportive. Gjithsesi, për këto hapa Kuneshka këshillon që të ketë një konsultë me mjekët kardiopediatër. “Është shumë e rëndësishme zbulimi i sa më i hershëm që do të sjellë për rrjedhojë dhe korrigjimin sa më  të hershem të tyre. Kjo do të bëjë të mundur që zemra dhe organet e tjera të eleminojnë pasojat e defektit. Diagnostikimi i këtyre defekteve fillon që në jetën intrauterine, ku natyrisht duhet një staf i specializuar në drejtim të ekove fetale kardiake. Pas lindjes mjeku neonatolog që është dhe kontakti i parë me fëmijen vlerëson përshtatjen e fëmijes menjëherë pas lindjes, ngjyrën e lëkurës, frekuencën e frymëmarrjes dhe kardiake, pulsin. Me stetoskop vlerëson intensitetin e toneve të zemrës, praninë e zhurmave ose mungesen e tyre”, shprehet Kuneshka, duke theksuar gjithashtu se,  mjeku i konsultores dhe mjeku pediatër duhet të vleresojnë në javët dhe muajt më pas rritjen e fëmijes (pesha dhe gjatësia) nëse është në kurbat normale. Sipas doktoreshës, në rast të defekteve të medha, kryesisht ato të septumeve, ose siç njihen në popull “vrimat në zemër”, pra me fluks të madh gjaku nga e majta në të djathtë, fëmija nuk shton mirë në peshë, ka djersë të shtuar kryesisht në qafë dhe kokë, ka frymëmarrje të shpejtë, i zbehtë apo puls më të shpejtë. “Sot në QSUT është bërë e mundur të operohen pjesa me e madhe e këtyre defekteve, si rezultat i specializimit dhe trajnimeve të stafit mjekësor, duke ulur moshën dhe zgjeruar gamën e defekteve. Mbetet sfidë e së ardhmes trajtimi i kardiopative komplekse, që kanë nevojë për disa stade ndërhyrjesh të karakterit paliativ që kërkojnë ndjekje në reanimacion post operator shumë të specializuar”, shprehet Kuneshka.

A mund të bëjnë sport fëmijët e operuar në zemër?

Sipas doktoreshës Kuneshkës, pas operacionit në kohën e duhur, fëmija nis të zhvillohet normalisht duke bërë një jetë plotesisht aktive, përfshi edhe aktivitetin sportiv konform moshës. “Fëmijët me defekte të kombinuara post inteventit mund të bëjnë gjithashtu qetësisht një jetë normale. Pjesmarrja ne aktivitetet sportive natyrisht është individuale në varësi të llojit të defekteve për të cilat mjeku kardiopediatër do të japë këshillat përkatëse. Fëmijët mbartës të defekteve komplekse ose në kushtet e pamjaftueshmërisë së punës së zemrës duhet të evitojnë sforcimet, qofshin edhe të vogla”, shprehet doktoresha. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor, do...

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...