Dëbora ”pushton” Shqipërinë

Shqipëria është mbuluar ditën e sotme nga reshjet e dëborës. Që nga mesdita e të shtunës, reshjet e dëborës kanë nisur të dendura në qarkun e Korçës, Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Elbasanit.

Dëbora e dendur ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve, teksa në Lezhë ka sjellë edhe pezullimin e ndeshjes BesëLidhja-Partizani.

Reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në mbrëmje ku nga dëbora do të përfshihet edhe Tirana, Gjirokastra, por më të pakëta do të jenë reshjet e dëborës në Vlorë apo Sarandë.

Edhe në kryeqytet metereologët kanë parashikuar që temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë dhe pritet të ketë rreshje dëbore.