Dëbora ka mbuluar vendin, temperaturat nën zero kanë qenë në të gjithë rajonin e Shqipërisë, por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ky acar “siberian” siç kanë preferuar ta quajnë meteorologët.
2 gra ditën e djeshme nga fshati Shale, Shkodër, kanë kërkuar ndihma emergjente, helikopterë, pasi shëndeti i tyre ka qenë kritik. Për shkak të izolimit total nga dëbora atyre u është dashur ndihma e helikopterit për të shkuar në spital.
Albanianews.com mësoi se njëra prej tyre 42 vjeç, vuante nga problemet kardiake dhe tjetra nga apendesiti.
Ata arritën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa” në Tiranë, ku ata janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve.