E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Debati mbi xhaminë e Strasburgut dhe islamofobia në Francë

Nga: Carol Ferrara “The Conversation”

Midis parullave anti-myslimane të shkruara me spraj në një qendër të komunitetit islamik në Francën perëndimore mëngjesin e 11 prillit, ishte edhe një referencë për një xhami që nuk ka mbaruar ende së ndërtuari. “EELV=Tradhtarë” shkruhet në mesazhin e shkruar, së bashku me të tjerat duke përfshirë “Jo Islamizimit!” dhe referencat për Kryqëzatat.

Ajo parullë ishte shkruar në muret e një qendër islamike në Renë, por objektivi i saj ishte Partia e Gjelbër në Strasburg (EELV), anëtarët e së cilës votuan më 22 mars për të subvencionuar ndërtimin e xhamisë “Eyyub Sultan”- e njohur gjithashtu si Xhamia e Madhe e Strasburgut – me një grant prej 2.5 milion eurosh, ose 10 për qind të kostos totale.

Ndërtimi i asaj që planifikohet të jetë xhamia më e madhe në Evropë – dhe sidomos roli i shtetit në financimin e tij – ka ngjallur për shumë arsye debate të forta. Ministri i Brendshëm francez Zherald Darmanin, e ka dënuar vendimin e Strasburgut, duke përmendur potencialin e “ndërhyrjes së huaj”.

Shqetësimet e tij i referohen drejtuesve të xhamisë së ardhshme, që janë dega franceze e konfederatës islamike “Milli Görüs” me bazë në Turqi, një organizatë politike islamike për diasporën turke në të gjithë Evropën.

Votimi mbi këtë xhami dhe reagimi i ministrit, vjen në një kohë kur Franca ka vendosur një seri masash të ashpra, nën maskën e përforcimit të sekularizmit dhe shuarjes së radikalizmit, për të cilat kritikët thonë se synojnë në mënyrë të padrejtë popullatën myslimane të vendit dhe kontribuojnë në një klimë të islamofobisë.

Këtu përfshihet projekt-ligji i Parimeve Republikane Franceze, që u miratua nga Senati francez më 12 prill, dhe që përmban rregullore më të rrepta për veshjet dhe lutjet e besimtarëve myslimanë. A motivohet ky debat nga shqetësime gjeopolitike, dhe nga frika e një kërcënimi islamik?

A reflekton ai konfuzion rreth fondeve shtetërore mbi fenë? Apo është thjesht një zgjatim i debateve më të gjera, se si Islami po ndryn në shekullarizmin francez? Studimet e mia rreth politikave të fesë, shekullarizmit, Islamit dhe pluralizmit në Francë gjatë 10 viteve, të fundit sugjerojnë se ka shumë të ngjarë të jetë një përzierje e të gjithë këtyre faktorëve.

Një nga faktorët kryesorë të debatit mbi xhaminë e Strasburgut, është konfuzioni rreth ligjeve franceze që kufizojnë financimin e vendeve të adhurimit. Ligjet në lidhje me ndarjen e kishës dhe shtetit, ose “ligjet laicitare”, nuk zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha rajonet e vendit.

Në vitin 1905, kur kisha dhe shteti u ndanë zyrtarisht nga njëra-tjera, u përjashtuan territore të caktuara si kolonia e Guajanës, ku Kisha Katolike mbetet feja e vetme e njohur në vend. Në atë kohë, rajoni sot francez i Alsas Mozel, në të cilin ndodhet Strasburgu, ishte pjesë e Gjermanisë.

Kur Franca e rimori territorin në vitin 1918, rajoni negocioi një përjashtim nga ligji i vitit 1905, duke lejuar subvencionimin e drejtpërdrejtë nga shtetit të ndërtimit të vendeve të kultit. Ndaj zyrtarët lokalë në Strasburg, janë brenda të drejtës të tyre për të financuar xhaminë apo çdo shtëpi tjetër të adhurimit, për sa kohë që ata i përmbahen ligjeve lokale që e kufizojnë financimin deri në 10 për qind të kostos së ndërtimit.

Por vetëm pse është e ligjshme, nuk do të thotë që kjo lëvizje është popullore. Në një sondazh të këtij viti nga Instituti Francez i Studimeve të Opinionit dhe Marketimit (IFOP), më shumë se 2/3 e të anketuarve, thanë se kundërshtonin dhënien e fundeve publike mbi godinat fetare. Dhe kjo shifër shkon në gati 79 për qind, kur bëhet fjalë për qendrat islamike. Në mënyrë të veçantë, 85 për qind e popullsisë së përgjithshme franceze, është kundër financimit të shtetit për xhaminë e Strasburgut, teksa 79 për qind e banorëve të Alsas Mozel janë kundër këtij akti.

Dhe një kundërshtim i tillë nuk është formuar në një vakum. Polemikat mbi xhaminë, burojnë nga debatet më të gjera politike mbi ndërhyrjen e huaj, dhe nxitjen e një “Islami francez”, që përputhet me atë që perceptohet si identiteti kombëtar.

Një nga argumentet kryesore kundër xhamisë, buron nga lidhja e udhëheqësve të saj me “Milli Görüs” me bazë në Turqi. Dega e saj franceze, është një nga organizatat e pakta myslimane në Francë që refuzoi të nënshkruajë statutin e fundit të imponuar nga shteti, mbi parimet që duhet të zbatojë Islami në Francë.

Autorët e statusit, Këshilli Francez i Fesë Myslimane (CFCM), së bashku me qeverinë Franceze, thonë se ajo shërben si një kujtesë se parimet republikane, duhet të vijnë përpara bindjeve fetare. Dokumenti dënon rreptësisht Islamin politik, dhe çdo ndërhyrje të huaj në administrimin e xhamisë.

Por udhëheqësit francezë të “Milli Görüs” e akuzojnë shtetin për “ndërhyrje në praktikat fetare myslimane”, dhe për manipulim politik me këtë fe. Ata që janë kritikë ndaj “Milli Görüs”, pamendin lidhjet e saj me partinë AKP në pushtet të presidentit turk RexhepTajip Erdogan.

Sigurisht që ka nga ata që thjesht nuk duan më shumë xhami në Francë, pavarësisht se si financohen ato, të nxitur nga lidhjet e gabuara midis radikalizimit, separatizmit islamik dhe vendeve të adhurimit. Por studimet e fundit në SHBA kanë treguar se frekuentimi i xhamive, është shpesh një tregues i “integrimit më të madh shoqëror dhe politik” si dhe i angazhimit qytetar.

Xhamitë nuk janë vetëm vende të adhurimit. Ato janë vendet e mbledhjes së njerëzve, qendra kulturore, arsimore, qendra të komunikimit me komunitetin, qendra të burimeve shoqërore, dhe madje nganjëherë edhe vendet ku jomyslimanët mësojnë rreth Islamit.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për “xhamitë e mëdha” siç është Xhamia e Madhe e Parisit apo Xhamia e Madhe e Lionit, ku ka një hapësirë të veçantë për vizitat publike, programet arsimore dhe aktivitetet e komunitetit.

Pasi kam vizituar qendrat e “Milli Görüs” në Francë dhe kam biseduar me disa nga anëtarët, drejtorët dhe zyrtarët e shkollës, besoj se këto xhami duket se i përshtaten të njëjtit profil të bashkësisë dhe angazhimit civil.

Pavarësisht nga kjo, shumë politikanë francezë dhe qytetarë të zakonshëm, besojnë se parimet laike duhet të mbrohen nga një “kërcënim islamik” në rritje. Kjo ndjenjë është veçanërisht e fortë tani që po afrohen zgjedhjet e vitit 2022, në të cilat presidenti Makron mund të përpiqet t’u drejtohet votuesve që janë kundër emigrantëve, për të frenuar ngjitjen në pushtet të së djathtës ekstreme.

Nën një mjedis të tillë, ata që kërkojnë kërcënime islamike, duket se i gjejnë kudo ato. Një frikësim i tillë, ka bërë që studiues që studiojnë Islamin dhe Islamofobinë, të akuzohen se po çojnë përpara një axhende islamo-majtiste.

Debati mbi xhaminë e Strasburgut, ka baza të dukshme gjeopolitike, dhe futet qartazi në narrativat mbizotëruese politike për mbrojtjen e parimeve laike të Francës. Por ai i përshtatet retorikës popullore islamofobe, që flet për një “kërcënim” të gjithë-pranishëm islamik, një retorikë që po i pengon qytetarët myslimanë francezë të gjejnë bashkësinë dhe përkatësinë në Francë, qoftë në xhami apo diku tjetër.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/french-row-over-mosque-isnt-simply-about-state-financing-it-runs-deep-into-islamophobia-and-french-secularism-158565

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...