Ndonëse kanë kaluar gati tri orë që prej nisjes së takimit të Këshillit Politik, palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e marrëveshjes.
Të lodhur nga diskutimet pa dakordësi, kryeministri Edi Rama ka kërkuar 10 minuta pushim.
Sipas burimeve, mbledhja e Këshillit është shoqëruar me debate mes palëve. Gjatë diskutimit ka pasur debate mes përfaqësuesve, por jo me tone të larta.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur vazhdimisht për tre pole gjatë takimit, duke futur plotësisht në lojë opozitën parlamentare.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, mbeten të pa tërhequra nga dakordësia e arritur në 5 qershor 2020.