E diel, 28 Nëntor, 2021
15.5 C
Tirana

Debat në Senat për procedurat e gjykimit të Trump-it

Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara nisi të martën debatin për procedurat e gjykimit të Presidentit Donald Trump.

Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve – e cila udhëhiqet nga rivalët e tij demokratë – për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.

Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik.

Senati tani do ta gjykojë Presidentin dhe nëse e shpall fajtor – gjë që thuhet se ka pak gjasa, meqë ky institucion udhëhiqet nga Partia e tij Republikane – ai do të shkarkohej nga detyra.

“Avokatët e Presidentit do të jenë më në fund në gjendje të paraqesin rastin e Presidentit”, tha udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Ai tha se procesi kundër Trump-it në Dhomën e Përfaqësuesve ka qenë “i padrejtë” dhe “i njëanshëm”.

Në propozim-rezolutën për procedurat e gjykimit, McConnell tha se akuzuesit do të duhet t’i paraqesin argumentet e tyre në dy seanca maratonike, ndërsa të njëjtën kohë do ta ketë edhe ekipi ligjor i Presidentit.

Ai tha se do të bllokojë çdo përpjekje të demokratëve për votimin e thirrjeve të detyrueshme për dëshmitarë, në faza të hershme.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, tha se rezoluta e McConnellit mbi rregullat e gjykimit “kërkon që Senati ta përfundojë procesin sa më shpejt që është e mundur dhe ta bëjë më të vështirë paraqitjen e provave”.

Për çfarë akuzohet Trump?

Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për rivalin e tij politik, Joe Biden.

Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohet se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas.

Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë kombëtare, shkruan “Rel”.

Trump akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...