E premte, 6 Gusht, 2021
26.5 C
Tirana

De Biazi para ambasadorit italian: Ndihem shqiptar, ata djem më kanë befasuar

Xhani De Biazi, ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, nuk ka për t’u harruar kurrë për atë që arriti me kuqezinjtë, por mesa duket edhe ai ndjehet shumë krenar që pati mundësinë për këtë aventurë në vendin tonë.

I ftuar në një aktivitet në Pordenone ku u diskutua për temën “kur sporti është integrim”, 61-vjeçari nuk i kurseu fjalët e mira për Shqipërinë.

“Tani ndihem shqiptar. Në sytë e atyre djemve kam parë një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe për tu përballur me vështirësitë e jetës. Shumë prej tyre kanë lënë vendin e tyre për të shkuar në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera për të kërkuar shanset e tyre dhe ia kanë dalë”, u shpreh De Biazi

Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutilo, i cili i dha titullin e lartë De Biazit, “Cavaliere”, dhe e shoqëroi me medaljen “Ordine Dell Stella D’Italia”.

Edhe fjalët ishin mjaft të përzgjedhura nga ambasadori: “De Biasi arriti që para politikës, ta çojë Shqipërinë në Europë.”/BW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Messi largohet përfundimisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga klubi katalanas, ku zyrtarizoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye...

Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA

Nga: Mero Baze Sali Berisha i harxhoi gjithë fishekët kundër SHBA, në një përpjekje për t’u dëshmuar atyre se ka pas Partinë Demokratike dhe do...

Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju rrëfej sozinë që përdorte Enveri në Pogradec

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, numrin e kaluar ka kujtuar bëmat e Hekuran...

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar...

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Dita-ditës po shtohen infektimet. Duket se thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar masat anti-Covid, kanë shkuar në "vesh të shurdhër" për këtë...