Politikë

Data e re e zgjedhjeve, Meta takim me aleatët e Bashës

               Publikuar në : 19:36 - 12/06/19 Enno

Presidenti Ilir Meta, pasi anuloi 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale ka nisur ditën e sotme takimet në Presidencë me partitë aleate të PD për caktimin e një datë të re për zgjedhjet

Në këtë takim kanë shkuar Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Arjan Madhi dhe Nard Ndoka.

Para bisedimeve me presidentin, aleatët janë takuar me kreun e PD-se Lulzim Bashën në selinë blu, ndërsa në përfundim kanë shmangur komunikimin me mediat.

Ende nuk bëhet e ditur se kur presidenti do të thërrasë në takim përfaqësues të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT