“Dashuri” mes Ramës e Metës? Spiropali: Presidenti u tregua i arsyeshëm

Gjatë ditëve të fundit, mazhoranca dhe presidenti Ilir Meta, kanë bashkëpunuar  për ndryshimiet në Kodin Penal, dhe prej disa javësh nuk kanë shkëmbyer më akuza mes tyre. Për këtë, është përfolur për një marrëdhënie të re. Lidhur me këtë temë, një koment ka ardhur nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali tha se nuk është një kohë dashurie, por mund të flitet për arsye.

“Nuk mund të flitet për dashuri, por për arsye. Presidenti u tregua i arsyeshëm në këtë rast, dhe dha kontributin e tij. Çudirat që dëgjuam ishin të keqinformuara, por presidenti i sqaroi të gjitha”, u shpreh Spiropali.