E mërkurë, 8 Korrik, 2020
17 C
Tirana

DASH: Shqipëria, Kosova mbeten në Kategorinë II në raportin për trafikun me njerëz

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me...

“Lajm i bukur”, Rama bën publik zbulimin më të fundit në Shqipëri (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të bukur me qytetarët, sikundër e cilëson ai. Rama bën të ditur se Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore,...

Si ta mbajmë shtëpinë të freskët gjatë verës, pa shumë kosto

Temperaturat e larta mbeten shqetësimi kryesor në stinën e verës! Shpeshherë ambienti brenda shtëpisë është më i nxehtë se ai jashtë dhe krahas kondicionerëve, ka...

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori të enjten raportin e ri vjetor mbi situatën e trafikut me njerëz në shkallë globale.

Departamenti i Shtetit po shënon këtë radhë 20-vjetorin e krijimit të këtij raporti që është bërë një mjet i fuqishëm për të kërkuar reforma nga autoritetet kudo në botë për të luftuar këtë fenomen.

“Për 20 vjet, Raporti vjetor për Trafikun me Njerëz ka dëshmuar bindjen e Shteteve të Bashkuara se trafiku me njerëz është një kërcënim global që kërkon një përgjigje globale”, shprehet Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në prezantimin e raportit të ri.

Përllogaritet që rreth 25 milion vetë në mbarë globin nuk gëzojnë të drejtat bazë të lirisë pasi janë viktima të trafikut për fitim, sipas raportit të Departamentit të Shtetit.

Raporti i kategorizon vendet në tre grupe. Në kategorinë e parë janë vendet që e trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë përparësi dhe kanë strukturat e nevojshme për të identifikuar, mbrojtur dhe ndihmuar e integruar viktimat, si dhe për të ndëshkuar trafikantët.

Kapitulli për Shqipërinë

Shqipëria edhe këtë vit renditet në Kategorinë e Dytë të raportit, ku përfshihen vendet që nuk përmbushin plotësisht standardet minimale, por kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’iu afruar këtyre standardeve.

Por raporti vëren se qeveria ende ka mangësi në disa fusha kyçe.

Gjatë viteve 2018, 2019 autoritetet shqiptare dënuan pesë trafikantë, numri më i ulët që në 2014.

Në struktura ende mungojnë përpjekjet për të identifikuar dhe kontrolluar popullatat më të rrezikuara si imigrantët, azil-kërkuesit, individët që punojnë në tregtinë e seksit dhe fëmijët.

Po ashtu, raporti vëren se ka vazhduar të ketë vonesa në akordimin e fondeve për qendrat e strehimit të operuara nga organizata joqeveritare dhe se shërbimet sociale nuk kanë fonde të mjaftueshme për përkujdesje afat-gjatë dhe ri-integrim në shoqëri, sidomos për të mitur apo viktima me fëmijë.

Në raportin e sivjetshëm, Departamenti i Shtetit vlerëson se qeveria e Shqipërisë ka shtuar përpjekjet në aspekte si dënime të konsiderueshme për trafikantët, identifikim i një numri më të madh viktimash dhe trajnim më të gjerë për zyrtarët që merren me këtë problem.

Departamenti i Shtetit rekomandon përpjekje më energjike për të hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar trafikantët, përfshirë zyrtarët e përfshirë në këtë aktivitet.

Përpjekje më të mëdha për të identifikuar dhe mbrojtur popullatat e rrezikuara dhe për të përgatitur inspektorët, policët dhe zyrtarët e tjerë që janë në kontakt direkt me persona të rrezikuar apo të trafikuar.

Në raport rekomandohet krijimi i mekanizmave financuese për të ndarë fonde dhe burime të mjaftueshme për qendrat që ndihmojnë dhe mbështesin viktimat e trafikut me njerëz dhe për të mundësuar ri-integrimin e tyre në shoqëri.

Departamenti i Shtetit rekomandon që të zgjerohen kompetencat e inspektorëve të bizneseve për të kontrolluar biznese të paregjistruara, si dhe shtimin e masave mbrojtëse për dëshmitarët dhe viktimat.

Ndjekja Penale: Raporti vlerëson dënimet e dhëna me 8-15 vjet burgim për trafikim të një viktime në moshë të rritur dhe 10-20 vjet për një viktime në moshë të mitur.

Në dallim me vitet e mëparshme, qeveria nuk ka ndjekur penalisht në mënyrë të vetëdijshme viktimat, thuhet në raport, por ka pasur raste kur viktimat kanë vazhduar të ndëshkohen, pasi nuk është bërë punë e mjaftueshme për identifikimin e personit trafikant dhe të viktimës.

Lexo edhe :   Hoti nuk jep detaje për 4 pacientët që humbën jetën në Klinikën Infektive
Lexo edhe :   Shqipëri/ 10 destinacionet për të mos u humbur këtë verë

Qeveria, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, vazhdon të mos zbatojë në mënyrë konsisente një praktikë hetimesh dhe ndjekjesh penale që udhëhiqet nga synimi për mirëqënien e viktimës.

Problemi i trafikut me njerëz në Shqipëri gjatë pesë vjetëve të fundit mbetet i lidhur me shrytëzimin si brenda vendit të viktimave shqiptare dhe të huaja, ashtu edhe dërgimin e viktimave jashtë vendit për shfrytëzim.

Gra dhe fëmijë shfrytëzohen në tregtinë e seksit dhe për punë të detyruar brenda vendit, sidomos në sezonin e turizmit.

Ndërkaq, me premtime fallso për martesë apo për punë, viktimat dërgohen jashtë dhe shfrytëzohen në tregtinë e seksit. Fëmijët shpesh përdoren për të lypur në rrugë, apo për tregti. Ka pasur edhe raportime të rralla për shfrytëzimin e fëmijëve në kultivimin e kanabisit.

Kapitulli për Kosovën

Raporti i Departamentit të Shtetit vlerëson shtimin e përpjekjeve nga qeveria e Kosovës gjatë vitit të fundit për të luftuar problemin e trafikut me njerëz. Por raporti vëren se Kosova ende nuk përmbush standardet minimale në kategorizimin e Departamentit të Shtetit, prandaj vazhdon të renditet në kategorinë e dytë.

Problemet kryesore të identifikuara lidhen me përgatitje të pamjaftueshme të zyrtarëve dhe punonjësve të tjerë për të identifikuar viktimat, sidomos fëmijët që lypin.

Po ashtu, gjykatat vazhdojnë të japin dënime të lehta për trafikantët. Departamenti i Shtetit vëren se megjithë shtimin e fondeve të përgjithshme për mbrojtjen e viktimave, fondet qeveriare për qendrat që ndihmojnë viktimat kanë shënuar rënie për të pestin vit radhazi.

Departamenti i Shtetit rekomandon përpjekje më të fuqishme për të hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar trafikantët dhe zyrtarët e përzier në këtë aktivitet. Po ashtu raporti rekomandon mbështetjen me fonde të mjaftueshme të organizatave dhe qendrave që ndihmojnë viktimat.

DASH rekomandon caktimin e gjykatësve dhe prokurorëve të kualifikuar në çdo rajon që të merren me këtë problem, si dhe përgatitjen e një udhëzuesi të shkruar për të ndihmuar punonjësit e rendit të identifikojnë dhe ndihmojnë fëmijët që lypin në rrugë. Një tjetër rekomandim është përshpejtimi i ritmeve të gjykimit të lëndëve gjyqësore, përfshirë ato të trafikimeve.

Gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët kanë vazhduar të shfrytëzojnë viktimat e trafikut brenda dhe jashtë Kosovës. Brenda vendit, viktimat shfrytëzohen në tregtinë e seksit.

Pjesa më e madhe e këtyre viktimave janë vajza nga Kosova, por ka edhe viktima të sjella nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende të tjera.

Fëmijë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera detyrohen të dalin për të lypur në rrugë. Rrjetet trafikante i dërgojnë viktimat edhe jashtë vendit për shfrytëzim në tregtinë e seksit në Evropë.

Popullata rome, ashkali dhe egjiptase është më e kërcënuar nga trafiku me njerëz për tregtinë e seksit apo si lypësa. Korrupsioni në qeveri, përfundon raporti i Departamentit të Shtetit, mundëson disa nga këto akte të trafikut me njerëz. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Ushtria gjermane Bundeswehr po stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit me virusin korona. Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në...

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në vendin fqinj më 15 korrik. I...

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso, i shpallur dy herë kampion bote ka vendosur që të rikthehet në Formula 1 me Renault sezonin e ardhshëm. “BBC” raporton se spanjolli,...

Mashtrimi 700 milionë euro me inceneratorët: Si u falsifikua studimi i fizibilitetit

Nga Klodian Tomorri Mashtrimi 700 milionë euro Si u falsifikua studimi i fizibilitetit të inceneratorit për të rritur faturën e buxhetit Një tabelë ekseli me shifra të...

Pandemia/ Rikthehen kufizimet në orar në komunat në veri të Kosovës

Shtabi i Krizave për komunat në Veri të Kosovës ka vendosur të rikthejë ndalimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Gjatë...