E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

DASH: SHBA presin nga udhëheqësit shqiptarë të pranojnë vendimin e votuesve

“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (e Shqipërisë) që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”.

“Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për të forcuar demokracinë, përfshirë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë në qeverisje dhe reformat në drejtësi.

“Siç e ka bërë të qartë ambasadorja (Yuri Kim), Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike,” tha në komentet për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...

VIDEO/Nga e hëna do hyjë në fuqi udhëzimi për çertifikatën e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga të gjithë arsimtarët dhe studentët që të vaksinohen, pasi nga e hëna do bëhet e detyrueshme...

Bundestagu i dominuar nga burrat

Në parlamentin aktual gjerman, numri burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e...