E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

DASH: Berisha nuk përfaqëson shqiptarët! Yuri Kim e ka udhëzuar Uashingtoni

Gjatë ditëve të fundit, ish-kryeministri Berisha ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke e akuzuar se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri, dhe se po mbështet kryeministrin Edi Rama. SHBA i kanë çuar një mesazh të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha, që të ndalë sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim.

Lidhur me këto akuza, i pyetur nga “Zëri i Amerikës”, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price deklaroi se sulmet e Berishës ndaj ambasadores janë shumë të shëmtuara dhe nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ai sqaron më tej se ambasadorja ka zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, siç e ka udhëzuar Uashingtoni.

Pak ditë më parë, Berisha sulmoi ambasadoren duke e cilësuar si një guvernatore që dikton kush hyn në Parlament ose jo. Berisha deklaroi se ata që sillen në këtë lloj mënyre, nuk do të kenë respekt teksa kritikoi Kim, pasi sipas tij, ambasadorja merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofe.

“Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë”.

Lexo edhe :   Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, gazetari përplaset me ish-kryeministrin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...