E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Darkoi me Veliajn e Bashën, pinë raki Skrapari”, Balla i përgjigjet Berishës

Më herët, ish-kryeministri Berisha pretendonte se Lulzim Basha, Taulant Balla dhe Erion Veliaj kishin darkuar dhe kishin konsumuar një shishe raki skrapari. Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka mohuar që të ketë darkuar apo drekuar me Lulzim Bashën.

“Nuk kam ngrënë asnjë drekë apo darkë me Lulzim Bashën, gjatë gjithë jetës sime. Isha në një ngushëllim te një mik, ku kishte edhe shumë njerëz të tjerë, sepse aty kishte edhe shumë persona që kanë mbështetur foltoren”, u shpreh Balla.

Ai tha se me Lulzim Bashën është në një gjyq për shpifje, duke shtuar se takimi i vetëm me të, do të jetë vetëm në gjykatë. Në lidhje me këtë lajm, në 21 dhjetor ka reaguar edhe PD-ja zyrtare. Sipas selisë blu, lajmi që ka qarkulluar është i pavërtetë, ndërsa PD-ja sqaron se Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten, Aurelën, nuk kanë qenë në asnjë takim, por kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre. Ndër të tjera në reagim thuhet se media e cila ka publikuar këtë lajm, ka degraduar për hallin personal të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD-në për interesin e tij personal. Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel “Prestige”, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë.

Lexo edhe :   Taulant Balla i shkoi në Presidencë, Meta hedh hapin e radhës
Lexo edhe :   Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga berishizmi

Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës, shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i Partisë Demokratike për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PD-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...