E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Darka në Dubai, Basha: Vendi nën ujë, ministrat në restorantin më të shtrenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me videon ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarë të kabinetit qeveritar ‘Rama’ në një darkë luksoze në Dubai.

Basha thotë se ndërkohë që vendi është në ujë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut, ministrat darkojnë në një restorant të shtrenjtë.

Mes të tjerash, Basha shprehet se është koha që vendi të ketë një qeveri që kujdeset për njerëzit.

”Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.’’, shkruan Basha në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...