Kryesore

Darka me Ramën tek Gjiri i Lalzit, Meta: Jam pro dashurisë dhe dialogut

               Publikuar në : 18:18 - 11/09/19 M. S

Presidenti Meta është pyetur sot në konferencën për media, në lidhje me lajmin që bëri ‘bujë’ në muajin korrik, pasi u përfol se Presidenti kishte konsumuar një darkë më kryeministrin Rama në Gjirin e Lalzit. Ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se është një lajm krejtësisht i pavërtetë.

Kreu i Shtetit foli edhe për ‘zbutjen’ e toneve me qeverinë, ku u shpreh se ka qenë gjithmonë pro qetësisë dhe dashurisë.

“Dashuria është shumë e mirë për të gjithë. Edhe për politikanët, është gjithashtu shumë e mirë. Përsa i përket darkës, unë nuk kam pasur mundësi të takohem me kryeministrin Edi Rama, dhe ky është një lajm krejtësisht i pavërtetë.

Unë kam qenë gjithmonë pro dashurisë, dhe u kam ofruar gjithmonë mundësi për dialog, por mesa duket ata (maxhoranca) kanë reflektuar kohët e fundit”, tha Meta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT