E shtunë, 30 Maj, 2020
20 C
Tirana

Damkosja e pamerituar e sipërmarrjes shqiptare

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

Veseli: Demokracia e Kosovës është në momente vendimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, demokracia është në një moment vendimtar, siç është edhe...

 “Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, BE-ja thirrje politikanëve në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së, i janë drejtuar me një mesazh të qartë politikanëve në Kosovë, që...

Skandaloze/ Tenisti i famshëm lobon kundër Kosovës, Daçiç e shpërblen

Serbia po përdor sërish sportin, për politikë! Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka shpërblyer me mirënjohje tenistin me famë botërore,...

Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministri Gent Cakaj, ka bërë me dije se grupi negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Ai njoftoin me anë të një...

Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit, nuk mund të zvarrisë formimin e qeverisë

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë,...

24 vite më parë/ Namik Dokle nxjerr foton e rrallë të grevës së urisë

Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle dhe deputet për disa legjislatura, ka ndarë me ndjekësit e tij një foto të rrallë të grevës së urisë...

Nga: Ervis Iljazaj

Është një fakt që pandemia në Shqipëri për fat të mirë deri më tani nuk ka sjellë pasoja të papërballueshme. Të paktën humbjet në jetë njerëzish, ato te deklaruara zyrtarisht si pasojë e virusit janë relativisht të ulta. Shërbimi shëndetësor nuk u gjend në një situatë paralizimi, e cila do të sillte dëme të mëdha.

Nuk dihet nëse ky përballim i situatës shëndetësore në Shqipëri ka ardhur si pasojë e masave të marra nga qeveria, apo nga ndonjë arsye tjetër. Por megjithatë, përderisa nuk kemi të dhëna të tjera, mund t’ia japim meritën masave të qeverisë.

Mirëpo, në këtë situatë shqiptarët nuk përballen vetëm me virusin, por edhe me krizën ekonomike që kemi dhe do të kemi në të ardhmen. Dhe për hir të së vërtetës akoma nuk dihet nëse kërcënimi i papunësisë është më i madh se sa kërcënimi i vetë virusit. Kjo mbetet për tu parë në mujat e ardhshëm.

Në këtë drejtim, masat e qeverisë lënë shumë për të dëshiruar. Paketat financiare në mbështetje të krizës ekonomike janë vërtet të pamjaftueshme. Këtë gjë e thonë të gjithë ekspertët e fushës dhe grupet e interesit. Mjafton të përmendim një shifër. Në shumicën e vëndeve, ndihma financiare për krizën shkonte deri në 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.Ndërsa në Shqipëri, është shumë herë më e vogël.

Në pamundësi për të mbështetur sipërmarrjen ashtu siç duhej, qeveria shqiptare nuk gjeti rrugë tjetër përveçse ti kërkonte asaj sakrifica të mëdha. Sakrifica të cilat arritën deri në absurd, duke u thënë që të shisnin shtëpitë për të paguar punëtorët. Madje në disa raste publikisht u nxorren dhe makinat e shtrenjta, duke krijuar kështu një lloj lufte klasash midis tyre dhe punëtorëve. Kjo është një gjë e pamendueshme, dhe nuk ndodhi në asnjë vënd tjetër. Në asnjë vënd normal nuk ju kërkua sipërmarrësve të shisnin shtëpitë apo absurditete të tilla. Përkundrazi, qeveritë morën të gjitha masat që asnjë biznes të mos mbyllej, asnjë punëtor të mos mbetej pa paguar. Pasi, në këto vende e dinë shumë mirë që sipërmarrja dhe sipërmarrësit janë pasuria  e çdo shoqërie, dhe askush nuk guxon ti përgojojë në këtë mënyrë.

Lexo edhe :   "Do të vras", Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë
Lexo edhe :   Doni të lëvizni nga një qytet në tjetrin? Rama: Ja si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe

Kjo frymë, pra lufta e klasave, është mjaft e rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Në opinionin publik shqiptar, duke dëgjuar edhe politikanë të niveleve të larta, po krijohet ideja gjithmonë e më shumë se sipërmarrësit shqiptar janë gjakpirës, se ata kanë para me thasë dhe nuk duan të paguajnë punëtorët , e stigmatizime të tilla pa kuptim. Etiketimet ndaj sipërmarrësve në këto kohë, do ti kishte zili dhe marksisti i fundit.

Në të vërtetë, shumë sipërmarrje shqiptare kanë vështirësi të paguajnë detyrimet dhe punëtorët edhe në kohë normale. Sipërmarrja shqiptare nuk gëzon shëndet si sipërmarrjet në Francë, Itali, apo SHBA, të cilat dhe ato patën vështirësi në këtë kohe krize. Të gjithë i dimë kushtet e tmerrshme ku operon biznesi shqiptar, duke filluar që nga shërbimet e munguara të shtetit, e deri te korrupsioni shtetëror.  E megjithatë, përsëri me mund të madh kanë arritur të ndërtojnë bizneset e tyre duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Problemi më i madh i shoqërisë shqiptare, është fakti se sipërmarrësve ende nuk i është dhënë roli kryesor që i takon brenda saj. Ne ende i shikojmë sipërmarrësit si zhvatës, si hajdut apo si njërëz që vetëm pasurohen në kurriz të të tjerëve. Në fakt, roli i sipërmarrësit në një shoqëri të lirë është i patjetërsueshëm në kontributet që paguajnë, në vendet e punës që hapin, në investimet që bëjnë.

Sigurisht, këtu nuk është fjala për ata që pasurohen me tendera abuziv dhe të pamerituar apo duke bërë evazion fiskal, por për ata që biznesin e tyre e kanë ndërtuar me mund dhe me djersë, dhe nëse kanë dy apo tre shtëpi, nuk kanë aspak detyrimin ti shesin ato, pasi e meritojnë ti kenë dhe ti gëzojnë. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritje e numrit të të infektuarve, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Situata me koronavirusin vijon me të njëjtat shifra sikundër gjatë javës, duke mos pësuar asnjë ulje të kurbës. Në përditësimin e fundit të Ministrisë së...

24 vite më parë/ Namik Dokle nxjerr foton e rrallë të grevës së urisë

Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle dhe deputet për disa legjislatura, ka ndarë me ndjekësit e tij një foto të rrallë të grevës së urisë...

Ambasada Amerikane publikon pamjet, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga salla e re e gjyqit në vendin tonë, e financuar nga USAID....

Për ata që po dalldisen nga ethet e rreme zgjedhore

Nga: Alfred Peza Palët politike opozitare të tryezës për reformën e re elektorale, po “përkëdhelen” për të fituar kohë deri në minutën e fundit, kur...

Nga Tayna e deri tek Ledri Vula, ja sa milionë humbën me pandeminë

Në mesin e sektorëve të prekur rëndë nga pandemia COVID-19 është ai i artistëve. Të ardhurat e gjeneruara nga koncertet, mbrëmjet e tjera muzikore...
WhatsApp KONTAKTO TT