E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Damian Gjiknuri, milioneri i koncesioneve me apartament 300 mijë dollarë

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, është zyrtari socialist më i kompromentuar në shkelje ligjore të tmerrshme dhe abuzime me tendera e koncesione në vlera miliona euro. Në 5 vitet e tij si ministër, Gjiknuri është atakuar edhe nga vetë socialistët si i korruptuar dhe haraçmarrës për çdo firmë që hidhte.

Koncesionet ishin fusha e tij më e preferuar prandaj edhe KLSH në ato pak kontrolle që ka ushtruar te ish-ministria e Gjiknurit nga shtatori i vitit 2013 e deri në dhjetor të 2018, kur dorëzoi çelësat, janë konstatuar shkelje me kosto miliarda lekë në buxhetin e shtetit. Por sërish Gjiknuri vijon të jetojë pa siklete në raport me ligjin. Madje i njëjti gradohet nga Edi Rama me mandatin e negociatorit socialist për Reformën Zgjedhore, atë reformë e miratuan të hënën e 5 tetorit me vota të trafikuara prej pazareve të pista, thjesht e vetëm për t’i mbajtur listat sërish të mbyllura.

Ministri me vilë 300 mijë dollarë
Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, është pronar i një shtëpie gjigande, me sipërfaqe 200 m2, për të cilën deklaron se kushton 280 mijë euro. Shifra stratosferike për realitetin shqiptar, duket se nuk e ka stepur aspak Gjiknurin, i cili është mësuar me lëvrimet e fondeve me shumë zero për projektet publike. Në bazë të të dhënave të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”, rezulton se burimi për blerjen e kësaj shtëpie banimi është një kredi në shumën 100 mijë euro, si edhe të ardhurat familjare, ku kontributin kryesor, gjithnjë sipas deklaratave të pasurisë, e kanë fitimet e biznesit të bashkëshortes së ish-ministrit, Rovena Gjiknuri.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, vit kur është blerë apartamenti gjigand, si edhe një vit më pas, ish-ministri Gjiknuri, deklaron ndër të tjera se të ardhurat e bashkëshortes së tij nga dy aktivitete private janë konkretisht; 6.1 milionë lekë të reja për vitin 2016 dhe 9.1 milionë lekë të reja për vitin 2017. Të ardhurat e Rovena Gjiknurit duken goxha të mira. Nga verifikimi i të dhënave publike mbi bizneset ku është e regjistruar bashkëshortja e Damian Gjiknurit, Rovena Gjiknuri, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, është regjistruar si “person fizik” me emrin e saj, në vitin 2013, me aktivitet “Shërbime në fushën e dizajnit, skenografisë…”.

Tre vjet më pas, në 2016, Rovena Gjiknuri regjistron “Studio Fabrika”, në të cilën emërohet administratore. Aktiviteti i “Fabrikës” është projektimi arkitektonik për objekte civile, industriale, spitalore, turistike, e të tjerë.

Në QKR nuk janë të publikuara të ardhurat e krijuara nga “personi fizik” Rovena Gjiknuri. Ekziston vetëm një dokument i vitit 2013, në të cilin ajo deklaron të ardhura zero, pra pa asnjë aktivitet. Ishte viti kur bashkëshorti i saj, Damiani, mori detyrën si ministër i Energjisë dhe Industrisë.

Ndërsa kompania e dytë e Rovena Gjiknurit, “Studio Fabrika”, e regjistruar në vitin 2016, duket se ka ecur mirë, por jo aq sa deklarohet në formularët e pasurisë së ish-ministrit dhe sot deputetit të Partisë Socialiste. Të paktën, në bazë të dokumentave zyrtarë, rezultojnë dyshime mes deklarimit në administratën Tatimore me deklaratat e pasurisë të dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI). Verifikimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit ka interes të veçantë, pasi ato janë deklaruar si baza për blerjen e shtëpisë 200 m2, me vlerë 280 mijë euro, në vitin 2016.

Damian Gjiknuri deklaron në vitin 2016 të ardhurat e tij nga paga si ministër dhe të ardhurat e bashkëshortes, të cilat rreth 4 herë më të larta se të tijat, në një total prej 6. 2 milionë lekë të reja. Në atë vit, Rovena Gjiknuri, e cila sapo e kishte krijuar “Studio Fabrika”, deklaron në Tatime se fitimi i saj ishte 2.6 milionë lekë të reja. Pra, pjesa tjetër, rreth 4 milionë lekë të reja, si rregull, duhet të jetë fituar nga shitja e projekteve të dizajnit, nëpërmjet “personit fizik”. Deri në vitin 2016, Damian dhe Rovena Gjiknuri kishin pasur të ardhura mbi mesataren e publikut, por gjithësesi jo aq sa t’i lejonin për një investim spektakolar në vlerë 280 mijë euro.

Por, duke nisur nga ky vit, Gjiknurët vendosin të investojnë, pavarësisht se të ardhurat nuk dukeshin shumë premtuese, të paktën formalisht. Bashkëshortët Gjiknuri vendosën të blejnë pasurinë e paluajtshme, duke marrë edhe një kredi, gjithashtu shumë të madhe, me vlerë 100 mijë euro, e cila do të bënte të mendoheshin dy herë edhe biznesmenët e fuqishëm. Por Damiani dhe bashkëshortja e tij duket se kanë pasur pritshmëri që të ardhurat e bashkëshortes do të rriteshin e në këtë mënyrë, do të kishin mundësi të shlyenin kredinë dhe të zëvendësonin kursimet e shpenzuara për blerjen e shtëpisë.

Dhe, siç e parashikuan, ashtu ndodhi. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2017, Damian Gjiknuri deklaron se bashkëshortja e tij ka krijuar të ardhura plot 9 milionë lekë të reja nga dy NIPT-et e saj. Në QKR rezulton se “Studio Fabrika” e Rovena Gjiknurit ka fitim 4.4 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa tjetër duhet të jetë siguruar nga “personi fizik”, dizenjim dhe arredim.

Pak e çuditshme që një studio projektimi ndërtimesh të ketë fituar thuajse njëlloj, në mos më pak se sa një studio dizajni grafik. Por, çfarë nuk ndodh! Tashmë që Damiani është vetëm një deputet i thjesht, barra për shlyerjen e kredisë 100 mijë euroshe, formalisht, i bie ta paguajë bashkëshortja e tij, e cila ka arritur të arkëtojë thuajse 10 milionë lekë të reja në vit, nëpërmjet studiove grafike.

Çifti Gjiknuri dhe Guruja
Vetë ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, rezulton anëtar aktiv i një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Vishewandanda. Ish-ministri është përpjekur ta mbajë të rezervuar përkatësinë e tij në sekt, ndonëse bashkëshortja e tij, zonja Rovena Agolli ka publikuar me dhjetëra foto/video të sektit, sidomos gjatë aktiviteteve që zhvillohen jashtë vendit.

Madje, përkatësia e ministrit Gjiknuri në këtë sekt është bërë dhe objekt i vëmendjes së shërbimeve inteligjente. Vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit. Sikurse, në një foto të postuar nga Gjiknuri në rrjetet sociale, ku dukeshin ambientet e shtëpisë së tij të dekoruar me rastin e Vitit të Ri, ndërsa në murin e sallonit ishte vendosur në kornizë, në mes të shtëpisë, fotoja e gurusë indian. Në shtëpinë e Gjiknurit Guruja ështël “ligj”, aq sa bashkëshortja e tij, Rovena, u komentua jo pak për gjestin e saj të uljes në gjunjë duke e puthur indianin te këmbët në aeroportin e Rinasit, veprim i cili sipas familjes Gjiknuri ishte ritual./demokratike.al/

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...