E martë, 21 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Dalja nga kriza nuk është detyrë vetëm e Ramës dhe Bashës

Nga: Mentor Kikia

(Një ftesë për elitën intelektuale të shoqërisë)

Presidenti Macron (Franca) mund të mos jetë më një barrikadë për çeljen e negociatave me BE-në, pavarësisht formës së kushtëzuar. Ai po kërkon tani një arsye për të na mbështetur. Të shtunën, ambasada e Francës në Tiranë, lëshoi një deklaratë ku linte të kuptohej se Parisi mund të ndryshojë qëndrim deri në tetor. Këtë e përforcoi edhe komisioneri Hahn nga Beogradi.

Pra negociatat e kushtëzuara mund të hapen. Por i duhet dhënë zgjidhje krizës politike në Tiranë. Duhet një marrëveshje pra.
Pikërisht këtu qëndron edhe problemi. Për çfarë mund dhe duhet të merren vesh sot Rama dhe Basha, apo qeveria me opozitën?

Një marrëveshje për ti dhënë një shans hapjes së negociatave dhe pastaj të rinisë sherri nga e para?
Një marrëveshje sa për të kaluar ngërçin e radhës?
Jo, as njëra dhe as tjetra!

Shqipërisë i duhet një zgjidhje afatgjatë e krizës, pra një zgjidhje që nuk do të prodhojë krizën e radhës pas disa vitesh. Një zgjidhje për sot dhe për të ardhmen. Shqipërisë, më shumë sesa negociatat sot i duhet një marrëveshje, në nivel të gjerë, që të forcojë themelet e demokracisë dhe të garantojë funksionimin e shtetit të së drejtës në të gjitha nivelet.

Kriza që po kalojmë nuk është një qejfmbetje personale mes Ramës dhe Bashës, por pasojë e deformimeve skandaloze që i janë demokracisë tonë delikate. Bëhet fjalë për vendime që dalin përtej misionit të një qeverie, apo një partie politike. Ndaj, në këto kushte, kërkohet kontributi edhe i njerëzve të tjerë, jashtë politikës.

Njerëz të botës akademike, shoqërisë civile, njerëz që bëjnë pjesë në elitën e shoqërisë, nuk duhet të qëndrojnë në hije e të presin çdo të thuhet në lajmet e mbrëmjes në TV, por të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre si njerëz publikë, duke sygjeruar dhe nxitur ide, edhe kurajoze, pa u trembur nëse zemërojnë kryeministrin apo udhëheqësin e opozitës.

Lexo edhe :   Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin
Lexo edhe :   Kur Berisha kopjon Nanon, i Treti merr edhe të katërtin

Mjedisi aktual nuk ka nevojë për tifozë politikë, por më shumë se kurrë ka nevojë për mendje të ftohta dhe të guximshme. Jemi në kushtet kur ose duhet të marrim vendime të rëndësishme për të ardhmen tonë, ose duhet të mbetemi shteti më qesharak i kontinentit.
p.s: Të nderuar miq, kjo është një ftesë për të gjithë, ndaj dhe do isha mirënjohës të kontribuonit duke e shpërndarë për ta shndërruar në një debat publik, për të prodhuar ide e sugjerime konkrete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...