E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Dalja e të dhënave/Kreu i SPAK: S’është në kompetencat tona të hetojmë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, ka deklaruar në një prononcim për mediat se nuk është në kompetencat e SPAK-ut, hetimi lidhur me publikimin e databazës me pagat dhe të dhënat personale. Sipas tij, nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë Prokuroria do të hetojë.

“Prokuroria e Posaçme vepron në bazë të kompetencave që parashikohen sipas kodit të procedurës penale. Nxjerrja e të dhënave personale, nuk është vepër penale që është në kompetencën tonë për të hetuar. Mesa kam informacion, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do të ketë persona të përfshirë për vepra penale në kompetencën tonë, atëherë ne do të hetojmë. Momentalisht ka hetim edhe për tre inceneratorët”, tha Kraja.

Ai sqaron më tej se dy prej prioriteteve të SPAK-ut janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Janë të dyja prioritetet tona. Kemi dy seksione, një për luftën kundër korrupsionit dhe atë të krimit të organizuar. Nuk është se bëjmë ndarje për prioritetet. Për procedurat e Prokurorimit publik, ne kemi shumë kallëzime. Do jemi të fokusuar, kushdo që do përfshihet, do hetohet nga ne. Ne kemi çështje të hapura për shumë problematika dhe ngjarje. Nuk mund të them më shumë detaje”, tha Kraja.

Një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën, u shpërnda masivisisht në Whatsapp.

Kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit, pasi bëhet fjalë për të dhëna sensitive. Në listën e pagave janë emrat e shumë biznesmenëve, drejtues kompanish si dhe persona publik. Në mesin e tyre edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Lexo edhe :   Parabola e Kafkës që i bën politikanët të dalin buzagaz nga Prokuroria!!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...