E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Dalin rezultatet e provimit të Matematikës/ Ulet kufiri minimal i kalueshmërisë

Ditën e sotme, janë publikuar rezulatatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Evis Kushi.

Pas protestës së maturantëve në lidhje me këtë provim, ku ata deklaruan se pyetjet nuk kishin të bënin me çfarë kishin studiuar, Kushi informoi se është ulur kufiri minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Postimi i Kushit në rrjetin social, Facebook

Të dashur maturantë,

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

Rezultatet e këtij provimi i gjeni në linkun:

http://qsha.gov.al/…/matura_2021/d2/rezultate_d2_2021.pdf

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...