Herri Meguajër është përfshirë në një sherr në ishullin grek, Mikonos. Mbrojtësi i Junajtid së bashku me disa miq të tij, patën një sherr masiv me disa turistë të tjerë britanikë.
Pamjet që bënë xhiron e rrjetit, dëshmonin dhunën mes palëve. Më tej Meguajër pa motrën e tij, të cilën ia kishin plagosur me thikë te krahu dhe aty nuk është përmbajtur më.
Mediat britanike bëjnë me dije se futbollisti ka shpërthyer ne grushte.