Kronikë

Dalin fotot, kush është personi që u plagos mbrëmë pranë Katedrales në Lezhë


               Publikuar në : 13:47 - 11/09/19 Enno

Del fotoja e 37-vjeçarit Ardian Kola, i cili u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në Lezhë.

Kola u plagos pranë Katedrales së Lezhës nga shtetasi Aleksandër Dedgjonaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Shkak për këtë përplasje dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit, ndodhur për motive të dobëta.

KONFLIKTI 
Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale, por më pas janë ndarë.

Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje, duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT