Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto të deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu, në krahë të një trafikanti.
Referuar mesazhit te qytetarit dixhital, Berisha shkruan se Pjerini është i dhënë pas trafikantëve. Kjo sipas tij, lidhet me faktin se ata janë të “krimbur” në lekë.
Në postimin në rrjetin social Facebook, Berisha citon se në krahun e majtë të Pjerinit ndodhet Albert Tuci, i cili është vëllai i kryetarit të Bashkisë, z Fran Tuci.