E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Dalin detaje nga ekzekutimi i Jurgen Kurtit, 21-vjeçari e ndoqi në këmbë

Policia ka arrestuar 3 persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim për vrasjen e Jurgen Kurtit me 18 mars, ndërsa ka shpallur në kërkim personin që ka shkrepur armën.

Mësohet se makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë  tip “Benz” ngjyrë gri, dhe është në pronësi të personit të shpallur në kërkim.

Policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre.

Në drejtim te mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim, ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjecari, Elsi Leventi.

Edhe momentin e vrasjes 21-vjecari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë, policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë dhe nuk kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ata rezultojnë të jenë me arsim 8 dhe 9-vjeçar dhe të papunë, çka rriten edhe më tej dyshimet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...