E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Çudit mjekja shqiptare: Covid-i është myk dhe trajtohet me duhan

Shumë është aluduar lidhur me koronavirusin. Nga çasti kur doli në fillim, hipotezat si u krijua, bërjen ose jo të vaksinës dhe se çfarë qëndrojnë pas tyre. Pak ditë më parë, një lajm çuditi anekënd, ku mjekja psikiatre Alma Hasalami tha se koronavirusi është myk dhe se shërohet me duhan.

Në kohën kur infektimet kanë sjellë edhe izolimin për herë të dytë të një pjesë të madhe të shteteve, deklarata e mjekes ishte mjaft e çuditshme. “Po unë jam mjeke, gjithmonë maska, janë ato rekomandimet jo më shumë se një orë. Momenti i punës me maskë do jetë i caktuar, dhe jo e gjithë dita që ti të marrësh avullin tënd, dyoksidinin tënd të karbonit, sidomos tani që ne po e kuptojmë se kovidi është myk, se shumica po shërohen me duhan, duke pirë duhan. Tymi e vret mykyn, ne duhet ta kuptojnë që maska e favorizon mykun më shumë, se ka disa lloje mykrash”, ka thënë ajo më herët në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Kjo çështje është rikthyer sërish në fokus. Ajo i qëndron besnike deklaratës së dhënë më herët, ndërsa pas asaj u shpreh se i kanë shkruar shumë kolegë.

“Kam takuar këto 2 javë më shumë njerëz që e kanë kaluar, se ata që nuk e kanë kaluar Covid-19. Për ç’arsye do të duan ta bëjnë vaksinën.

Në rast se nuk është me detyrim, nuk ka asgjë për mua. Megjithatë janë të qarta gjërat që e gjitha kjo mund të jetë krijuar për rrënimin ekonomik.

Pasi kam shprehur mendimin tim hapur. Më kanë shkruar shumë kolegë dhe më kanë thënë: ‘Ti ke shumë të drejtë, por mos fol për të mirën tënde’.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar
Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Po ta marrim nga ekspertiza mjeko-ligjore, OBSH ka dhënë shumë udhëzime”, tha Hasalami tek ‘Abc-ja e Mëngjesit’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përgjimet/ Studiuesi Baçi: Rama po i gënjen shqiptarët çdo ditë

Studiuesi dhe analisti Agim Baçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, teksa është ndalur te përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa...

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një...

Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, pranga drejtorit të Kadastrës

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, Ervin Nelaj ka rënë prangat e policisë. Ndaj 38-vjeçarit, është ekzekutuar masa e sigurisë ‘’Arrest...

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve, Dritan Dajti dërgohet me urgjencë në spital

I dënuari për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, Dritan Dajti është dërguar në spitalin e QSUT-së, teksa mësohet se do t'i nënshtrohet një...

Pse BE duhet të shpejtojë me integrimin e shpejtë të Ballkanit në union

Nga: Srđan Cvijić & Dimitar Bechev “European Western Balkans” Në vitin 2006, Javier Solana, kreu i atëhershëm i diplomacisë së Bashkimit Evropian, deklaroi se misioni...