E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Ç’të bëjmë për integrimin?

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Nga: Klementin Mile

Integrimi Europian i Shqipërisë ka ngecur në vend, pavarësisht deklaratës së kryeministrit tonë se “ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Europën”. Debatet nëse ky është proces teknik apo politik janë bërë tashmë dhe hedhja në publik e tezës që Francën e Makronit e pengon ekstremistja e djathtë Lë Pen të çelë negociatat me Shqipërinë, nuk bën tjetër veçse zhvendos vëmendjen nga problematika reale e Integrimit.

Dy vjet më parë, në 2018 bëra një shkrim për pritshmëritë shqiptare tëIntegrimit, kur pritej që negociatat të çeleshin në qershor 2019. Kjo konsiderohej çështje e mbyllur, por, siç e tregoi koha, Shqipëria nuk ishte gati për Europën. Titulli i shkrimit qe “Ç’të bëjmë deri në qershor 2019?”. Integrimi Europian i vendit tonë e meriton vazhdimisht këtë titull, thjesht duke i ndryshuar datën sipas rastit dhe premtimit për negociatat. Problematika mbetet e njëjtë. Prandaj këtë shkrim, pa asnjë ndryshim, po e risjell më poshtë:

Qershori i vitit të ardhshëm nuk është muaji i hapjes së negociatave. Ai është një muaj për shqyrtimin prej BE-së nëse duhen hapur apo jo negociatat me Shqipërinë. Prandaj qershori 2019 nuk mbart në vetvete asnjë garanci – ai është vetëm një datë në procesin e gjatë e të vështirë të Integrimit Europian.

Këtë proces kam patur rastin ta ndjek nga afër për 5 vite rresht, si nëpunës i një ministrie që tani nuk ekziston më, Ministrisë së Integrimit. Në vitin 2007, duke analizuar përvojat e vendeve të tjera të Bashkimit Europian, arrita në përfundimin se Shqipëria do mund të anëtarësohej në BE në rastin më të mirë në vitin 2021 dhe në rastin më të keq në 2027. Këto data anëtarësimi, të cilat atëherë dukeshin tmerrësisht të largëta, tashmë po konfirmohen. Kështu, nëse negociatat hapen në qershor 2019, Shqipëria do mund të anëtarësohet në BE aty nga viti 2029.

Megjithatë, problemi nuk është vetëm koha e gjatë që merr ky proces. Çështja vendimtare lidhet me qasjen që kemi ndaj tij. Nga mënyra se si e konceptojmë integrimin varet edhe ecuria dhe suksesi për anëtarësimin. Përtej retorikës së politikanëve se Integrimi Europian është procesi më i rëndësishëm për vendin, se është jetik për të ardhmen e Shqipërisë, se është proces i pakthyeshëm e kështu me radhë, ka të paktën tri probleme të mëdha me konceptimin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

Së pari, integrimi nuk konceptohet dhe nuk përjetohet si proces, por si një sekuencë e thjeshtë ngjarjesh. Që Integrimi të jetë proces, ngjarjet e mëparshme duhet të jenë gjithnjë e më tepër përcaktuese për ngjarjet e mëpasshme. Vetëm kur Integrimi konceptohet dhe trajtohet si proces mund të thuhet se ai është i pakthyeshëm. Përndryshe, një frazë e tillë, kaq shumë e pëlqyer nga politikanët tanë, është qesharake dhe pa përmbajtje.

Së dyti, integrimi nuk është “të bësh detyrat e shtëpisë”. Pavarësisht se Brukseli jep rekomandime dhe vendos kushte për Shqipërinë, kjo nuk do të thotë se Tirana është e detyruar thjesht dhe vetëm të bindet. Edhe Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në nuk e detyron ekzekutivin dhe legjislativin shqiptar për gjithçka. Në atë marrëveshje ka hapësirë lirie, pra manovre politike, bie fjala për të harmonizuar fillimisht legjislacionin shqiptar me atë europian në fushën e transportit, pastaj atë të bujqësisë. Por kur edhe politikanët tanë flasin për “detyra shtëpie”, kjo dëshmon se politikës shqiptare po i hiqet elementi thelbësor i vizionit politik dhe po shndërrohet në një entitet teknik dhe manaxherial. Dhe dihet, kur “detyrat e shtëpisë” nuk kryhen si duhet, vijnë “mësuesit europianë” për ta rregulluar gjendjen.

Së treti, integrimi nuk është çështje kostosh dhe përfitimesh – as financiare, as ligjore, as kulturore. Kjo sepse Integrimi Europian nuk është një proces statik që vlerëson pasivitetin e vendeve, ku psh të jetë e sigurt se do humbasësh në fushën e bujqësisë, por do përfitosh nga fondet për infrastrukturën. Përkundër kësaj, Integrimi duhet të konceptohet si proces dinamik, që na përball me sfida dhe mundësi. Sfidat janë pengesa që duhen kapërcyer, të tilla si modernizimi i administratës publike, reforma në drejtësi, një treg i çliruar nga monopolet. Sfidat mund të sjellin humbje, por vetëm atëherë kur dështojmë t’i kapërcejmë pengesat. Edhe mundësitë nuk është e sigurt se do të sjellin fitim. Kjo varet nga fakti nëse bëhemi aktivë dhe nga cilësia e aktivizimit tonë. Për shembull ekspertët e dinë që Shqipëria, në kuadër të Integrimit Europian, ka mundësinë të përfitojë nga fondet e BE-së në fusha të ndryshme. Për ta patur këtë mundësi Shqipëria paguan një shumë parash të konsiderueshme. Këto para nuk justifikohen prej projekteve të fituara, shumë herë më pak se vendet e tjera të rajonit. Ky është një rast tipik kur mundësia nuk arrin të materializohet si përfitim, por si humbje.

Qershori i vitit 2019 është shumë pranë. Por ai nuk sjell me vete asnjë garanci për Shqipërinë. Si përherë, e ardhmja europiane e vendit tonë do të varet nga ne. A do të dimë ta konceptojmë, përjetojmë dhe marrim seriozisht Integrimin Europian si proces, pra si një gjë të pakthyeshme? A do të jemi të aftë t’i kthejmë vizionin politikës sonë, e pse jo, edhe t’i injektojmë pak sovranitet? A do të mundemi të kapërcejmë pengesat e sfidave dhe të kapim trenin e mundësive, apo si zakonisht do triumfojnë interesat vetjakë, partiakë dhe korruptivë? /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk ia doli dot mbanë, koronavirusi i merr jetën mjekut 48-vjeçar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Fatkeqësisht ka ndërrruar jetë si pasojë e COVID 19 mjeku Bledi Nini, 48 vjeç. Ai...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...