Çrregullimet hormonale te gratë, si trajtohen përmes ushqimeve

Hormonet, të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut. Hormonet janë përgjegjëse për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme, etj. Ndërkohë, edhe problemet hormonale janë mëse të zakonshme. Sipas statistikave, gati 80% e femrave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit.

Por a ka diçka që mund të ndikojë në balancimin hormonal? Mjekët endokrinologë shprehen se kombinimi perfekt i ushqimeve që balancojnë hormonet ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mban sistemin e riprodhimit të shëndetshëm.

Pesë ushqimet më të mira për balancimin hormonal:

a)Kosi:

Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

b)Peshku:

Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.

c)Perimet:

Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

d)Erëzat:

Kanella, xhenxhefili, hudhra janë disa nga erëzat më të mira që ndihmojnë femrat të balancojnë hormonet dhe të qëndrojnë të reja për një kohë të gjatë.

f)Avokado:

Lexo edhe :   Flet doktoresha/ Defektet e lindura në zemër, si t’i dallojmë e kurojmë në kohë

Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve.