Cristiano Ronaldo baba për herë të pestë/ E dashura e tij shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo së shpejti do të bëhet baba për herë të pestë. Së fundmi ai ka qenë i pranishëm në një event në Madrid së bashku me të dashurën e tij Georgina-n.

Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me barkun e rrumbullakosur dhe nuri i shtatzënisë e bënte atë të dukej rrëzëllitëse. Kujtojmë se vitin e kaluar Georgina solli në jetë fëmijën e katërt të futbollistit, një vogëlushe të quajtur Alana Martina. Prej plot 3 vitesh çifti janë bashkë me njëri-tjetrin dhe duket se të dy ata dëshirojnë që të kenë një familje të madhe.