E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Ç’po ndodh me tregtinë ilegale të kafshëve të egra

Kafshët e egra, po zhduken nga planeti me një shpejtësi alarmante. Vetëm gjatë 40 viteve të fundit, gati 52 për qind e kafshëve të egra janë në rrezik zhdukjeje.

Dhe një ndër arsyet është tregtia e tyre ilegale. 35.000-50.000 elefantë afrikanë, kapen dhe tregtohen çdo vit. Shumica vriten, për t’u marrë fildishin e çmuar të brirëve të tyre. 5.000 tigra mbahen mbyllur në oborret e shtëpive në SHBA.

Në ambjente të hapura jetojnë vetëm rreth 3.000 tigra. Ndërkohë 3 rinocerontë vriten çdo ditë. Edhe pse shkenca e hedh poshtë, palca e brirëve të tyre, përdoret nga mjekësia popullore si një kurë kundër kancerit.

Afro 28.300 breshka të ujërave të ëmbël, tregtohen çdo ditë në tregun e zi. Ato përdoren për ilaç, si ushqim, ose si kafshë shtëpiake.

Rreth 30 përqind e popullatës së elefantëve aziatikë, ndodhet e mbyllur në kafazë. Ato mbahen në kopshte zoologjike, cirqe, ose përdoren si atraksion për turistët.

Llogaritet që tregtia e paligjshme e kafshëve të egra, sjell çdo vit 5-20 miliardë dollarë fitime vjetore. Ajo renditet si tregtia e katërt ilegale më fitimprurëse në botë, pas drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe tregtisë së armëve.

Gjatë 25 viteve të fundit, çmimi me shumicë i fildishit në Kinë, është rritur nga 5 në 2.100 dollarë. 1000 rojtarë pylli janë vrarë 10 vitet e fundit, në përpjekje për të mbrojtur speciet e rrezikuara nga zhdukja.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...