E premte, 10 Korrik, 2020
33 C
Tirana

Ç’paska qenë, shtiu në dorë dhe OSBE

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Shifra të frikshme nga pandemia, 2 pacientë humbin jetën tek Infektivi

Pandemia ka mbërthyer vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sërish për shifra në rritje të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Nga: Skënder Minxhozi

Po të dëgjosh një figurë të lartë të të djathtës historike, tryeza e djeshme e partive që shënoi startin e reformës zgjedhore, ishte edhe ajo fryt i një vendimi të dyshimtë gjykatash. Jozefina Topalli e drejtoi gishtin tek mbyllja e dosjes të lobimeve me prapavijë ruse ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, si parakushti i uljes së opozitës në tryezën e bisedimeve për zgjedhjet. Gjithçka mund të ndodhë, “jetojmë në Tironë”, siç thotë kënga e njohur. Ajo që e tejkalon këtë batutë të Topallit, është ndërkaq axhenda e komplikuar e vitit politik ku sapo jemi futur. Një kalendar ku spikat në sfond kriza e tërmetit, presidenca e OSBE, shpresat e ringjallura për një hapje negociatash gjatë Samitit të Zagrebit, kërcënimi i papritur iranian, reforma e sipërcituar elektorale dhe e lidhur me të, shpata hipotetike e Demokleut – zgjedhjet e parakohshme.

Shumë mish në zgarë, do të thoshte dikush, për stomakun e lodhur të shqiptarëve. Ashtu duket, por a nuk kanë qenë të tilla të gjitha vitet politike në këtë vend prej kohësh që s’mbahen mend? Ose zgjedhje, ose kriza, ose të dyja bashkë! Kjo ka qenë menuja shqiptare.

Në këtë amulli datash, ngjarjesh dhe faktorësh me ose pa peshë, ftesa që morëm në fillim të janarit në “ballon” vjeneze të OSBE, është pa asnjë dyshim rrethana më e habitshme dhe e pazakontë ku një qeveri shqiptare e ka parë veten ndonjëherë. Pa mësuar tangon e maturës, na ftojnë të japim mësime valsi! Vendi që pyeste ambasadorin e OSBE edhe për sherret mes banorëve të Cërrikut dhe administratës lokale për tubacionin e ujit, apo që ankohet në Vjenë edhe për votat e vjedhura në Malësinë e Madhe, tani e sheh veten në pultin e komandimit të krizës së Krimesë!

Ja që loja e rotacionit në organizmat ndërkombëtare i njeh edhe këto kapërcime surreale. Që në janar na është vënë përpara një detyrë e vështirë diplomatike, një ekuacion me shumë të panjohura në fushën e bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë, pa i pasur asnjërën nga të treja në shtëpinë tonë.

Takimi i parë i palëve për reformën zgjedhore është një gjest i ndrojtur që mund të prishet edhe nga puhiza më e lehtë e erës dimërore. Megjithatë është një hap i parë në drejtimin e duhur. Për zgjedhjet duhej folur prej kohësh, pasi si sistemi zgjedhor, ashtu edhe kodi zgjedhor, si dy kolonat e mëdha mbi të cilat ngrihet menaxhimi i votës së shqiptarëve, kanë nevoja urgjente për rishikim.

Lexo edhe :   Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik
Lexo edhe :   Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Është ende herët të parashihet se cilat do të jenë preferencat e partive të mëdha. Megjithatë po duket qysh tani së largu se nuk i kanë me qejf listat e hapura të kandidatëve. Japin shumë pushtet listat e paravendosura të deputetëve dhe pushteti është një mall i çmuar në zyrat e kryetarëve. Megjithatë në parim ka pak rëndësi se me cilin sistem votojmë. Rëndësi ka të mos shkelen rregullat, sistemet nuk janë të këqia në vetvete. Të këqia i bëjnë hiletë gjatë rrugës.

Nuk e dimë nëse do të kemi ose jo zgjedhje të parakohshme këtë vit. U duk sikur vitin që shkoi zgjedhjet mund të ndodhnin nga njëra protestë e opozitës tek tjetra, e megjithatë ajo që ndodhi ishte vetëm largimi vullnetar dhe absurd i opozitës nga gjithçka që zotëronte. Le të urojmë që këtë vit të fitojë mb të gjitha arsyeja dhe logjika e urtë, që thotë se me tërmetin e 16 nëntorit dhe presidencën e OSBE nëpër këmbë, mirë do të ishte që vendimet të ishin sa më kolegjiale dhe të dakordësuara. Jo në formën që Lulzim Basha nënkupton dakordësimin, pra me qeveri ekspertësh pa kokë dhe këmbë, por në formën e vendimmarrjeve që të kenë parasysh pozitën delikate ku ndodhet Shqipëria e vitit 2020.

Jo për gjë, por nëse do plasin rrëmujat e sherret, ka të ngjarë që gjatë rrugës të dalë Petrit Vasili dhe të bëjë një nga fletrrufetë e veta klasike, duke u ankuar se Edi Rama, pasi vodhi gjykatën kushtetuese, gjykatën e lartë, prokurorinë e përgjithshme, të gjitha gjykatat e imagjinueshme të shkallëve të ulëta, Teatrin e Operas, kombëtaren e futbollit dhe skuadrën e zjarrfikësve, që nga janari ja doli të shtjerë në dorë edhe…OSBE! Një situatë e tillë tragjikomike do të ishte e tepërt. Mos u grindni, se nuk keni ku të ankoheni! Pas ambasadorit Borshard në Tiranë, edhe presidenca e OSBE ra në duart e “shtetit të narko-trafikut”!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket”, Rama flet për kushtet e PD (VIDEO)

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. Në një konferencë të...

Kërkesat e opozitës së re/ Rama: Mbështesim hapjen e listave (VIDEO)

Mazhoranca ka vendosur që të votojë nismën e opozitës parlamentare për listat e hapura. Në një deklaratë për median, kreu i grupit parlamentar të...

Shtyhet takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u zhvillua virtalisht të premten dhe kjo...

Takimi Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume

Ka përfunduar takimi i shumëpërfolur mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim online, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Avdullah...