Prej rreth një muaji tashmë koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë dhe deri më tani 22 persona kanë ndërruar jetë dhe 400 raste kanë rezultuar pozitive.
Ndër të infektuarit me koronavirus në vendin tonë është edhe mjeku Roland Xhaxho dhe deputeti Adriatik Alimadhi.
Mjeku Xhaxho thuhet se ndodhet i shtruar tek Spitali Infektiv dhe ka probleme me frymëmarrjen, por fatmirësisht sipas bluzave të bardha ai nuk ka komplikacione të rënda.
Ndërsa deputeti Alimadhi i cili gjithashtu ndodhet në Spitalin Infektiv, trajtohet me oksigjen me maskë, shkruan “balkanweb”.
Ditën e sotme vetëm një urgjencë mjekësore ka mbërritur në Spitalin Infektiv.