E mërkurë, 23 Shtator, 2020
24 C
Tirana

COVID-19/ Shtëpia e Bardhë: Amerikanët të përgatiten për një javë shumë të vështirë

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve ka arritur në mbi 337 mijë dhe viktimat e regjistruara në mbi 9650, Shtëpia e Bardhë paralajmëron për javë të vështira në të ardhmen e afërt, por shton se kanë filluar të shihen tashmë përfitimet e distancimit shoqëror dhe të masave të tjera të marra për të ulur ritmet e infeksionit.

Shtimi i numrit të të diagnostikuarve me koronavirus pritet të vërë para një sprove të vështirë sistemet spitalore në disa shtete amerikane brenda dy javëve të ardhshme:

Presidenti Trump paralajmëroi për një javë të vështirë përpara, për rritje dramatike të numrit të viktimave nga COVID-19.

Në konferencën e përditshme për shtyp, presidenti tha të dielën në Shtëpinë e Bardhë se përveç vatrave të njohura të infeksionit, probleme akute pritet të shfaqen edhe në zona të reja ku sapo kanë filluar diagnostikimet në masë:

“Po i afrohemi një periudhe të tmerrshme. Ndoshta një periudhe që ky vend nuk e ka parë ndonjëherë. Po na afrohet një moment kur do të shohim shifra shumë të larta. Duam që ta pengojmë sa më shumë rritjen e shifrave”.

Presidenti e krahasoi situatën me një peridhë lufte. Paralajmërimet e zymta vijnë në një kohë kur zyrtarët kanë deklaruar se kurba e shtimit të infeksioneve po zbutet dhe ka sinjale të qarta të uljes së ritmeve të përhapjes. Por me shtimin e diagnostikimeve edhe në shtete që deri disa ditë më parë nuk kishin identifikuar raste pozitive, efekti i përgjithshëm bëhet çdo ditë e më i rëndë:

“Do të shohim vazhdimin e shtimit të numrit të të vdekurve,” tha Dr. Anthony Fauci, duke shpjeguar se edhe në rastet kur masat parandaluese japin rezultatin më optimal, shfaqja e infeksioneve të reja do të vazhdojë dhe numri total i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19 do të vazhdojë të rritet.

Lexo edhe :   Koronavirusi mund të zbulohet përmes syve nga një kompjuter
Lexo edhe :   Rekord në SHBA, mbi një milion teste të bëra brenda një dite për Covid-19

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci përsëriti se amerikanët duhet të përgatiten për të paktën 100 mijë të vdekur, bazuar në modelet aktuale kompiuterike që analizojnë situatën. Por ai shtoi se shpreson që kjo shifër të jetë në realitet më e ulët.

Presidenti Trump u përball me pyetje për mbështetjen me personel dhe pajisje që kërkojnë shtete individuale amerikane në këtë betejë. Qeveria federale është bërë objekt kritikash për reagim të mangët sidomos nga shtete ku janë vërejtur vatra aktive dhe përhapje e shpejtë e infeksionit.

“Frika se do të hasin në mungesa i ka bërë disa shtete të kërkojnë më shumë pajisje se iu nevojiten. Një shtet na kërkoi 40 mijë aspiratorë. S’është e mundur që të kenë nevojë për aq shumë. Tani edhe ata vetë e pohojnë se nuk do t’u nevojitet një numër aq i madh. Po u dërgojmë sa të mundemi”.

Presidenti përsëriti synimin e tij që vendi të fillojë të kthehet në normalitet sa më parë që të jetë e mundur dhe të rihapet aktiviteti ekonomik.

Specialistë të shëndetit publik, përfshirë edhe pjesëtarë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit, paralajmërojnë se është ende herët për të bërë plane dhe se dy javët e ardhshme do të ofrojnë më shumë qartësi për masat e izolimit social dhe efektin e tyre për të vënë nën kontroll sëmundjen. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rikthehen protestat në Minsk, shkak betimi i fshehtë i Lukashenkos

Betimi i fshehtë i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorusisë ka rikthyer protestat masivë në vend. Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Minskut për të...

Menaxhimi i pandemisë, Basha gati propozimin e dytë për qeverinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se do të paraqesin një plan të dytë për menaxhimin e situatës së pandemisë. Sipas liderit të opozitës, situata...

Përplasi me makinë dhe futi nën rrota gruan e kushëririt, Hilë Simoni: Ishte aksidentale

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “Arrest me burg” për 50-vjeçarin Hilë Simoni, i cili akuzohet se përplasi me makinë gruan e kushëririt të...

Fryma të çon në fund të garës, jo makina llogaritëse

Nga Skënder Minxhozi Në fund të ditës është çështje fryme, jo hilesh. Të faktuara apo të pretenduara. Që të fitosh zgjedhjet parlamentare, duhet të bindësh...

“Lufta” për mjekët/ Basha del në “revansh” ndaj Ramës, i pret që sonte në seli

Kryeministri Edi Rama u shpreh pak më herët se do të presë në një takim në selinë e qeverisë një përfaqësi të mjekëve, pas...