Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Covid-19/Shqipëria po “e nis” rrugën sërish si pas vitit ‘90

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Andoni

Situata e përbotshme gati pa asnjë skenar realist për mbarimin e karantinës totale lidhur me koronovirusin ka ngjallur një panik për veten, jetët e të afërmëve, lajmet e shumta kontradiktore dhe mbi të gjitha të ardhmen. Shqipëria nuk mund të bëjë dot dallim, pasi sot, numri i të prekurve ka arritur në 42 persona, që e përkthyer me gjuhën e studiuesve do të thotë një numër shumë e shumë më i madh.

Turizmi ka dhënë shenjat e para të këtij realiteti të zi, teksa janë anuluar rezervimet e para potenciale. Kurse ekonomia po hesht në pritje të një reagimi qeveritar. E gjithë energjia e një shteti të varfër si shteti ynë ka shkuar thjesht te Shëndetsia dhe kapacitetet e saj, pastaj tek Task-Forca, që po ndihmon me masat për mos përhapjen e frikshme të sëmundjes, e cila me ritmin e saj është e paprecedentë në dekadat e fundit.

Ndërsa një pjesë e madhe për shkak të strukturës së zhvillimit tonë mund të punojë dhe të funksionojnë online, pjesa më e madhe e bizneseve dhe sidomos ato të vogla kanë marrë goditjen e dytë fatale pas tërmetit.

Para qeverisë Rama tashmë del një detyrë që gati i kalon fuqitë e saj: Mënyra sesi duhet me u sjell me biznesin dhe përballjen e kësaj situate. Si duhet të veprojnë bankat e të gjitha niveleve dhe si do zgjidhen detyrimet e biznesit?! Zakonisht, vende si yni mund të kishin strategji për plane B, por kjo bëhet dhe aplikohet kur vendet janë të konsoliduara ndërsa Shqipëria sapo e ka nisur udhën e saj në kapitalizëm.

Ajo që e shqetëson komunitetin është sesi do paguhen kreditë e biznesit? A do ketë paketa ndihme për të varfërit dhe sidomos trajtime për punonjësit që janë nëpër fasoneri? Si do të shkojë realisht situata me bisnesin dhe ku do gjenerojnë paketat ndihmëse për ta?

Biznesi është realisht i shqetësuar dhe mbushur me hipoteza por më e trishtë është situata sepse është tejet e rëndë për një ekonomi si jona të marrësh goditje kapitale në harkun e 6 muajve. Mënyra sesi kjo qeveri do të tregojë përballjen me këtë situatë do jetë treguesi i parë i ndryshimit real të kësaj qeverie me të gjithë paraardhëset e saj të pas viteve ’90. Veprimet dhe impaktet do jenë realisht fytyra e saj dhe jo retorika. Por, larg të tjerave, një gjë dihet mirë: Shqipëria po e nis rrugën e saj sërish, sikur të jetë jo tamam viti ’90 por gati shumë afër atij. (Javanews)

Tags: ben andonikoronavirusshqiperia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

“Na rrënqeth mishin për humanizmin e patriotizmin”, Rama jep lajmin e mirë

Vaksina nga një firmë gjermane, Trump do ta blejë eskluzivisht

Koronavirusi/ Kontrolle nga fasoneritë te aktivitetet minerare







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

by mirseda
11:07 | 09/06/2026
0

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend...

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com