COVID-19/ Pipero flet për përdorimin e plazmës së gjakut

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” lidhur me studimin për përdorimin e plazmës së gjakut, të pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Pipero u shpreh se ka studime kontradiktore për përdorimin e plazmës, dhe ka rekomandime.

“Ka lajme dhe studime kontradiktore për përdorimin e plazmës së gjakut. Mund të përdoret, është e rekomandueshme, por evidencat janë kontradiktore deri tani. Gjithsesi, është praktikë e njohur”, përfundoi ai.