COVID-19 në Shqipëri/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar totalin e të të infektuarve në 726.

Informacionin e mësipërm e ka bërë publik Ministria e Shëndetësisë përgjatë një deklarate për mediat.

Reagimi i plotë i MSH:

“Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19.

Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së dënimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Lexo edhe :   Vaksnimi/ Rama publikon grafikun: Shqipëria, e para mes 10 vendeve të rajonit

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia; Të prekur; Të shëruar

Tiranë; 293; 183

Shkodër; 104; 55

Krujë; 92; 7

Durrës; 42; 36

Fier; 37; 27

Kurbin; 31

Korçë; 19; 18

Elbasan; 18; 15

Kukës; 18; 10

Lezhë; 14; 14

Has; 14; 12

Kavajë; 9; 8

Lushnje; 7; 4

Vlorë; 5; 4

Pukë; 5; 4

Mirditë; 5; 3

Rrogozhinë; 4; 4

Tropojë; 4; 4

Berat; 3; 2

Mallakastër; 1

Mat; 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.