E shtunë, 24 Tetor, 2020
8 C
Tirana

Covid-19 në Kosovë/ Kurti paralajmëron: Po hyjmë në dy javët më kritike

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm lidhur me koronavirusin pasi sipas tij dy javët e ardhshme janë më kritike.

Po ashtu Kurti njoftoi disa nga masat e reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Duke iu përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, Kurti shkruan mes të tjerash: “Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve”.

Mesazhi i plotë i Kurtit: “Të dashur qytetarë,

Me vendimin e saj të ditës së hënë, Qeveria e Republikës së Kosovës, me një votë gati unanim, miratoi masa të reja të rekomanduara nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, për të fituar sa më bindës dhe sa më shpejt betejën tonë të përbashkët kundër virusit COVID-19. Po të njëjtën natë, presidenti i Republikës së Kosovës ndërmori një hap të paprecedentë dhe të papërgjegjshëm por, fatkeqësisht, jo edhe të papritur, duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve policorë që të rezistojnë zbatimin e Vendimit të Qeverisë dhe, në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe banorëve të Republikës sonë. Ndërsa, dje në mëngjes, presidenti vazhdoi edhe më tej betejën e tij kundër rekomandimeve të IKShP-së, duke e kontestuar Vendimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Përkundër gabimeve elementare juridike dhe pretendimeve që nuk qëndrojnë fare, të bëra nga presidenti në kërkesën e tij, unë dhe Zyra ime dërguam përgjigje në kërkesën e presidentit mbrëmë para orës 22:00, në të cilën përgjigje kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me argumentimin prima facie të kërkesës, pretendimin e presidentit për dëmin e pariparueshëm si dhe në lidhje me interesin publik. E kemi bërë të qartë konsiderimin tonë se Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë në Rregullin 57.4 shkronjat (a), (b) dhe (c) se në mënyrë kumulative duhet plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë dispozitë.

Lexo edhe :   Ministri gjerman i Shëndetësisë, pozitiv me Covid-19
Lexo edhe :   "Kam pasur humbje të shijes, temperaturë e kollë”, Gjosha flet pas infektimit

Presidenti në këtë rast duhet në mënyrë kumulative (1) të ndërtojë prima facie rastin, (2) të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit i shkakton dëm të pariparueshëm dhe (3) të dëshmojë se masa e përkohshme është në interesin publik. Marrë parasysh që presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit.

Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani.

Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve.

Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gara për deputetë në PD, Salianji: Misioni im, demokratët të jenë fitues

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salinji, ka reaguar në lidhje me garën e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, pasi Komisioni i Vlerësimit rrëzoi emrin e...

Koreja e Veriut: “Pluhuri i verdhë” nga Kina mund të sjellë korona*virusin

Koreja e Veriut u kërkoi qytetarëve të saj të qëndrojnë brenda, për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë”, që fryn nga Kina, mund...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Mal i Zi: Shqiptari Nik Gjeloshaj nuk pranon mandatin e deputetit, ja arsyeja

Politikani shqiptar i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka vendosur të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Tuzit. Gjeloshaj ka bërë me...

Covid-19, OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm do të jenë kritike

Bota ndodhet në një pikë mjaft kritike sa i takon situatës së Covid-19, veçanërisht hemisfera veriore. Alarmi vjen nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros...