E diel, 5 Korrik, 2020
20 C
Tirana

COVID-19/ “Jam shumë i shqetësuar”, Rama iu bën thirrjen urgjente qytetarëve

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

U vetëflijuan për t’u ringjallur/ Nënë e bijë përcillen për në banesën e fundit në Përmet

Nënë e bijë të cilat u vëtëflijuan, do të përcillen sot për në banesën e fundit, në varrezat e Përmetit. Zhaneta dhe Anisa Josifi,...

Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi në Facebook, iu bëri thirrje urgjente qytetarëve që të ndryshojnë menjëherë sjellje dhe të respektojnë masat ndaj koronavirusit.

Kreu i Qeverisë i mëshoi faktit se rritja e numrit të të infektuarve në vend mund të mundësojë rikthimin e karantinës.

“Numrat e të infektuarve e shihni që po rriten dhe po ashtu po rriten edhe shtrimet në spital.

Çka është më shqetësuese është se trendi në rritje po vazhdoi kështu, jo vetëm që mund të na sjellë dëme të rënda në jetë njerëzish dhe në shëndetin e shumëkujt, por edhe largqoftë do të na detyrojë të rikthehemi mbrapsht tek i vetmi ilaç i sigurt deri në daljen e vaksinës.

Karantina.

Tani si do ia bëjmë?

Do bëhemi njerëz kur i thonë llafit dhe të respektojmë ato rregulla të thjeshta sado të bezdisshme apo do e bëjmë si lopa kur thotë populli, që i bie me shkelm kovës së qumështit pasi e mbush.

Nuk dua të bëhem fare i bezdisshëm, por jam shumë i shqetësuar dhe dua që ta dini se nuk kam ndërmend të bëj sehir.

Armiku i padukshëm nuk ka ikur! Sa për dijeni, prej 3 ditësh, kemi më shumë shtrime në spital se sa në kulmin e agresionit të tij, kur ishim mbyllur nëpër shtëpi.

Nuk dua ta bëjmë me të keq gjënë e duhur në këtë situatë, nuk dua të lëshojmë ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet.

Në fund të fundit, ekonomia bie dhe ringrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen.

Nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje të gjithë, urgjent, që sot, menjëherë dhe nëse numrat e të shtruarve vazhdojnë të rriten, dhe rritet largqoftë edhe numri i atyre që kanë nevojë për atë tubin e frymëmarrjes, atëherë me keqardhje, por realisht nuk do kemi çfarë të bëjmë dhe do të duhet të rifillojmë nga e para.

Ju lutem, t’i thërrasim mendjes dhe të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, për njëri-tjetrin.

E kemi vetë në dorë, secili prej nesh e ka në dorë të bëjë gjënë e duhur”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :   Pandemia/ Kryeministri polak: Sëmundje “si çdo tjetër”
Lexo edhe :   Ballkani Perëndimor i ‘mbërthyer’ nga koronavirusi, qindra raste dhe dhjetëra viktima

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A e përballon ekonomia shqiptare një karantinë të dytë

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes. Kur u duk se po i vinte fundi, u shtuan ndryshoret, duke e komplikuar më...

Aksident pranë qendrës së Tiranës, makina përmbyset në mes të rrugës (Foto)

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku janë përfshirë dy makina. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën...

Policia ndëshkon 8 shoferë në Tiranë

Gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, Policia Rrugore e Tiranës në aksin rrugor Sauk-Teg ka evidentuar dhe...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas “MeteoAlb”, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Jugore. Por orët e mesditës...

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...