E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

COVID-19/ Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.1 miliardë euro në 2020

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Në janar të vitit 2020, Ministria e Financave parashikonte, në Kuadrin Afatmesëm se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB-vlera e mallave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një vit) do të ishte 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro.

Ndonëse qytetet qendrore të vendit ishin goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ekonomia pritej të rritej me rreth 4% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, e nxitur dhe nga programet e rindërtimit dhe gjallërimi i konsumit.

Por, marsi i ktheu përmbys të gjitha parashikimet. Ekonomia shqiptare, ashtu si ajo globale, hyri në një territor të paeksploruar më parë, kur ajo u bë “kurban” për një çështje më madhore, minimizimin e jetëve të humbura nga infeksioni i Covid-19, që u përhap me shpejtësi që nga 11 marsi, kur u shënua dhe rasti i parë tek ne. Rritja ekonomike tashmë është një ëndërr e largët, ashtu siç po ndodh në pothuajse gjithë globin.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi së fundmi se ekonomia shqiptare pritet të bjerë me 5% në vitin 2020, për t’u rimëkëmbur më pas me 8% në vitin 2021.

Kjo rënie prej 5%, duke marrë në konsidertë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm në 2020-n do të jetë 43 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.63 trilionë lekë, apo 13.3 miliardë euro (sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, PBB me çmime korente në 2019-n, ishte rreth 1.68 trilionë lekë).

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 1.1 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

“Nga një rënie e tillë duhen minimalisht 4 vjet të marrësh veten”, thotë Azmi Stringa, pedagog finance. “Kjo do të thotë mimimalisht 4 vjet shtyrje e rritjes së investimeve të domosdoshme në arsim, shëndetësi dhe infrastrkturë, aq shumë të nën investuara”.

Stringa shton se në kushtet e rënies ekonomike dhe mbylljes së shumë bizneseve “nevoja për stimul fiskal në ekonomi është më e madhe, ndërsa hapësira më e vogël. Presioni është i madh ndaj qëndrueshmërisë së financave publike”.

FMN: Ekonomia pritet të bjerë me 5% këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëtar në Pasqyrën Ekonomike Globale të prilit 2020, parashikon se ekonomia shqiptare pritet që të tkurret me 5% në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

Lexo edhe :   Turizmi “shpresa” e ekonomisë/ Beqaj: E premtja dhe e hëna të jenë pushim
Lexo edhe :   Theu rregullin e izolimit ndonëse ishte i infektuar, shkon në supermarket dhe bën ‘selfie’

Nga shtetet e tjera të rajonit, Maqedonia do të tkurret me -4%, Bosnja -5 , Kosova me -5%, Mali i Zi me -9. Recesionin më të lehtë pritet ta ketë Serbia, që parashikohet të ketë një tkurrje prej 3%.

Shqipëria ka një varësi të lartë nga Italia, partnerit kryesor tregtar të vendit, drejt së cilës shkojnë mbi 50% e eksporteve shqiptare. Italia, ndër shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 pritet të ketë një rënie prej 9% në 2020. Edhe fqinji tjetër, Greqia pritet të ketë një rënie ekonomike prej 10%, duke qenë dy shtetet me humbjen më të madhe në Europë.

Kjo krizë nuk është si asnjë tjetër, thuhet në raport. Së pari, tronditja është e madhe. Humbjet që po vijnë nga emergjenca shëndetësore dhe masat e lidhura me të ka të ngjarë të jenë më të larta sesa pasojat e krizës globale financiare.

Së dyti, si në një luftë apo në një krizë politike, vazhdon paqartësia e rëndë për kohëzgjatjen dhe intensitetin e tronditjes.

Së treti, në rrethanat aktuale ka një rol shumë të ndryshëm të politikave ekonomike. Në krizat normale, politikëbërësit përpiqen të inkurajojnë aktivitetin ekonomik duke stimuluar kërkesën totale sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë herë, kriza është në një masë të madhe si pasojë e masave të nevojshme të kontrollit. Kjo e bën veprimtarinë stimuluese më sfiduese dhe, të paktën për sektorët më të prekur, të padëshirueshëm.

Ka shumë të ngjarë që këtë vit ekonomia globale të përjetojë recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh, duke tejkaluar krizën financiare globale një dekadë më parë. Bllokimi i Madh, siç mund ta quajë dikush, parashikohet të zvogëlojë rritjen globale në mënyrë dramatike. Një rikuperim i pjesshëm është parashikuar për vitin 2021, por niveli i PBB-së do të mbetet nën trendin para-virus, me një pasiguri të konsiderueshme për forcën e rimëkëmbjes.

Ka të ngjarë që rënia të jetë edhe më e fortë. Kjo do të ndodhte nëse masat pandemike dhe të kontrollit zgjasin më shumë, ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim goditen edhe më rëndë, vazhdojnë kushtet e shtrënguara financiare, ose nëse shfaqen efekte të tjera zinxhir për shkak të mbylljeve të firmave dhe papunësisë së zgjatur. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...