E martë, 14 Korrik, 2020
18 C
Tirana

COVID-19/ Delinda Disha: Është mashtrim që ne të bëjmë vaksinën (VIDEO)

Më të lexuarat

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me aktoren e njohur të humorit, Delinda Disha. Në lidhje me koronavirusin, aktorja u shpreh se është mjaft skeptike dhe ideja e saj është që bëhet fjalë për një mashtrim, që njerëzit të bëjnë vaksinën.

Ajo mendon se është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh në çdo periudhë Mars- Prill.

Mirela Milori: Tani duket sikur karantina iku, por koronavirusi është nëpër këmbë. Ke mbajtur një qëndrim shumë të fortë në fakt për koronavirusin, cila është ideja jote?

Delinda Disha: Duke qenë se unë e kam thënë dhe më përpara, ne kemi punuar në kushte shumë të vështira, kur ishte në kulmin e tij virusi nëpër këmbë dhe fatmirësisht nuk na ndodhi asnjë gjë. Jo vetëm stafit, por…

Mirela Milori: Asnjërit?

Delinda Disha: Asnjërit! Por edhe për sa i përket familjarëve tanë sepse sigurisht lëvizja, ardhja në punë, kontakti që kishim me familjarët, me njerëzit e afërm dhe mendoj që është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh çdo periudhë Mars- Prill. Fillojnë dhe alergjitë që mund të kenë njerëzit që janë asmatikë, që kanë probleme me frymëmarrjen. Edhe jam e idesë, që e gjitha është një mashtrim dhe është përfundimi që ne të bëjmë vaksinën.

Mirela Milori: Ka një kategori njerëzish që e besojnë këtë, pra që është e gjitha e inskenuar le të themi, që të shkojmë drejt vaksinës, e beson këtë?

Delinda Disha: Po përderisa po tentojnë, përderisa duan ta ripërsërisin, kur çdo gjë është mëse normale, me sa kam vënë re vetëm nëpër institucione dhe bare, ku njerëzit shkojnë konsumojnë dhe vetëm stafi, administrata janë të detyruar të respektojnë masat e higjenës. Për sa i përket pjesës tjetër, unë në lëvizje kam qenë, i kam parë njerëzit, nuk është se përdorim maska, apo të marrin masa mbrojtëse./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...