Koronavirusi ka shënuar bilance tragjike në Spanjë.
Sipas autoriteteve zyrtare deri më tani, si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 491 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në mbi 11,100.
Raportohet se Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve (4,871), ndërsa pas tij vjen Katalonja me (1,394).
Spanja renditet në vendin e pestë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara pas Kinës, Italisë, Iranit dhe Koresë së Jugut.
Ashtu si shumë vende të tjera të botës edhe Spanja ka ndërmarrë masa kufizuese dhe shtrënguese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri Pedro Sanchez ka shpallur masa të jashtëzakonshme ekonomike për të mbrojtur ekonominë dhe familjet spanjolle, me një investim prej 18 miliardë euro, rreth 1.5% të produktit të brendshëm bruto spanjoll.