E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

COVID-19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin

10 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Një situatë diku më e përmirësuar vihet re tek personat e infektuar, ku janë identifikuar 499 raste pozitivë.

Në afrim të festës së ndërrimit të viteve, Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të festojnë me familjen e vogël, dhe të ruajnë higjienën dhe distancën sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31.565 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :   Përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë, edhe 6 viktima nga Covid-19

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Lexo edhe :   Rënie e lehtë e të infektuarve nga Covid, numri i viktimave mbetet i lartë

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 499
Të shëruar në 24 orë 384
Të shtruar në spitale 316
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2165

Testime totale 253,689
Raste pozitive 56,254
Raste të shëruara 31,565
Raste Aktive 23,536
Humbje jete 1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13296
Fier 1585
Shkodër 1339
Durrës 1286
Vlorë 1072
Korçë 963
Elbasan 894
Berat 873
Lezhë 865
Gjirokastër 528
Kukës 455
Dibër 380

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...