E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
18.5 C
Tirana

Çorba e thartuar që po zjen sërish në kazanin e politikës

Nga: Mentor Kikia

Politika në Shqipëri po zjen. Në shesh janë tre aktorë; Rama, Basha dhe Berisha-Meta. Këta të fundit, janë bërë bashkë në një përpjekje, ndoshta të fundit në karrierën e tyre, për të larguar Bashën dhe për të marrë kontrollin e opozitës, në rrugën drejt rikthimit në pushtet.

Eshtë edhe një aktor i katërt, që nuk garon, por është shumë aktiv. Ndërkombëtarët, përfaqësuar nga Ambasada e SHBA. Ajo është investuar publikisht për të penguar Berishën në marrjen e drejtimit të opozitës, dhe ka demonstruar një kundërshti, po ashtu publike, ndaj Metës si president, për qëndrimet e tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha ka varur shpresën pikërisht tek mbështetja e Ambasadës së SHBA, që të pengojë Berishën dhe ti japë atij shtysën drejt pushtetit. Ndërsa Rama, për momentin është në anije kozmike, po shijon fatin që i ka ardhur në derë. Të paktën deri sa në PD të mbarojë “lufta civile”.

Pyetja që bëhet sot në çdo tryeze ku pijnë kafe më shumë se 2 persona, është: Çfarë do të ndodhë?

Këtë nuk di ta them me saktësi. Por gjasat janë që dyshja Berisha-Meta ta spostojnë Bashën. Nese do te ndodhe kjo, atehere dilemë më të madhe nuk do të ketë për shqiptarët: Të mbajnë Ramën në qeveri për një mandat të katërt, apo të rikthejnë çiftin Berisha-Meta?

Ndërsa ajo që di të them me saktësi është se ajo që po zjen e do të zjejë në kazanin e politikës, është e njëjta gjellë që gatuhet e riciklohet prej 3 dekadash. E njëjta çorbë e thartuar, të cilës i hidhen erëza të ndryshme. Por që në shije është qelbur e gjitha.

Lexo edhe :   Berisha përgjonte kryetarin e PD-së? Basha refuzoi bisedën në zyrë me Yuri Kim
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...