Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte gjatë një interviste në “Sueddeutsche Zeitung” u shpreh se Bashkimi Europian ka nevojë për të gjithë potencialin e saj në përgjigje të krizës ekonomike të krijuar nga koronavirusi.
“Është e padiskutueshme. Italinë e lanë vetëm”, theksoi ndër të tjera kryeministri italian.
“Po jetojmë goditjen më të madhe që nga lufta. Për këtë arsye edhe Europa duhet të japë një përgjigje. Nuk e kemi harruar se për Greqinë në krizën e fundit financiare u kërkuan sakrifica të papranueshme”, vijoi Conte.
Kujtojmë se para pak ditësh, Ursula von der Leyen i kërkoi falje publike Italisë në emër të Unionit në Parlamentin Europian.