E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Conte firmos vendimin, turma njerëzish vrapojnë në stacionin hekurudhor (VIDEO)

Pas shpalljes së dekretit nga ana e qeverisë së kryeministrit Conte, për të vënë në kontroll koronavirusin duke vendosur në “karantinë” provincat në veri të Italisë, banorët janë vënë në alarm.

Ky vendim ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët e kanë parë për momentin zgjidhjen duke udhëtuar me trena. Mijëra italianë, me çanta në duar, iu janë drejtuar stacioneve të trenave në Milano, përpara se të bllokohej totalisht dalja e tyre nga zona e caktuar në dekret. Njërëzit kanë shpërthyer në urrejtje, duke akuzuar qeverinë për paaftësi në menaxhimin e situatës.

Pamjet e publikuara online tregojnë njerëzit të cilët janë në nxitim për tu larguar nga veriu i Italisë.

FUGA IN STAZIONE A MILANO

Milano, Stazione Porta Garibaldi: mentre si aspetta la decisione del governo sulla "chiusura" della Lombardia, scatta la fuga di massa ⬇️

Publiée par Le Iene sur Samedi 7 mars 2020

Njerëzit akuzojnë për paaftësi qeverinë, pasi pikat kryesore të dekretit u bënë publike në shumë media, përpara se ai të miratohej. Shumë prej tyre, me ironi të thellë shkruajnë se tashmë virusi nuk mund të kontrollohet më, dhe se ai është shpërndarë në të gjithë Italinë.

Nga ana tjetër, linjat ajorore janë duke u kërkuar punonjësve të marrin pushime me pagesa të reduktuara.

Deri më tani, shkurtimet e vendeve të punës në kompaninë ajrore nuk kanë qenë të përhershme. Por disa ndërmarrje kanë ngrirë punësimet.

Lexo edhe :   Varianti Delta në Shqipëri, konfirmohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...