E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Covid 4 gati për pacientët, Manastirliu: Kush është patriot, zbaton rregullat

Spitali Covid 4, i pozicionuar në autostradën Tiranë-Durrës, është gati për t’u hapur sapo të ezaurohen kapacitetet në tre spitalet COVID.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë inspektoi sot ambjentet e këtij spitali.

 “Kapacitetet tona që tashmë i kemi ngritur dhe janë gati që në momentin që duhet, për t’u vënë në funksion. Numrat në rritje të rasteve të infektimeve dhe sigurisht numrat në rritje të rasteve në spitale, tashmë duke qenë se edhe spitali Covid3 është tërësisht me të gjitha kapacitetet i hapur në pritje të trajtimit dhe shërbimit të qytetarëve, edhe spitali Covid4 gjithashtu do të vendoset në një kohë të shpejtë në dispozicion të pacientëve për trajtimin e Covid19, me ezaurimin e kapaciteteve të 3 spitaleve COVID”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përgallimin e situatës së epidemisë.

“Kjo nuk është një periudhë e lehtë, e cila po shoqërohet me rritje të numrit të rasteve, ndaj vendosja në dispozicion e kapaciteteve të reja dhe përgatitja për hapjen e spitalit COVID4 vjen si përgjigje për përballjen e situatës. Nga ana tjetër edhe spitalet rajonale po përgatiten dhe tashmë strukturat janë ngritur, personeli është trajnuar, aparaturat biomjekësore janë vënë në dispozicion”, tha Manastirliu.

Dr. Daniela Nika, nëndrejtore e QSUT, strukturë e cila do të administrojë edhe spitalin COVID4 u shpreh se në strukturën e re janë të gjitha pajisjet për t’u shërbyer pacientëve.

“Siç mund ta shihni, struktura është e pajisur me panelet e oksigjenit, me monitorë, nëse do të duhet që pacienti të intubohet këtu kemi disponibël edhe respiratorë. Këtu do të bëhet përgjithësisht vlerësimi i parë për pacientët dhe pastaj sipas nevojës ata do të shpërndahen qoftë në pavionet lart apo në terapinë intensive nëqoftëse gjëndja do të jetë e rënduar”, shpjegoi Dr. Daniela Nika.

Prof. Krenar Lila, duke folur për stafet mjekësore që do të shërbejnë në spitalin Covid4, tha:

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

“Kanë shprehur gadishmërinë e tyre infermierë të cilët punojnë në reanimacionet përkatëse në QSUT të cilët kërkojnë që të punojnë në spitalet infektive. Do të merret një pjesë e specializuar e infermierëve, sigurisht do të ketë dhe infermierë të rinj. Lidhur me personelin reanimator, është ndërtuar një plan, i cili do të funksionojë për të mbuluar shërbimin gjatë 24 orëve”, tha Krenar Lila.

Manastirliu bëri edhe njëherë thirrje për të gjithë qytetarët, duke kërkuar bashkëpunim, për qëllimin e përbashkët që është ruajtja e shëndetit.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

“Duhet kuptuar se kjo nuk është një betejë që bëhet vetëm në spitale. Duhet të jetojmë me rregulla, të kemi përgjegjësi maksimale, sjellje individuale të kontrolluar, maskën, distancën, higjienën, të kufizojmë kontaktet, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Sigurisht që momenti i festive të Nëntorit do të jetë edhe njëherë një sfidë e rradhës për ti thënë qytetarëve që kush është patriot, kush e do vendin, kush e do veten, kush e do familjen, do të duhet që të zbatojë rregullat dhe të kufizojë kontaktet. Ne duhet ta bëjmë për familjarët tanë, për veten tonë, për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë prej 9 muajsh”, bëri thirrje Manastirliu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...