E enjte, 21 Janar, 2021
13 C
Tirana

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona rezultuan pozitivë, nga 835 të një dite më parë.

Rezultatet e të infektuarve vijnë nga kryerja e 2.176 testeve.

Ndërkohë, 12 qytetarë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Viktima – Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         832

Të shëruar ne 24 orë                      535

Lexo edhe :   Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE

Të shtruar në spitale                       506

Humbje jete në 24 orë                      12

Testime ditore                             2.176

Lexo edhe :   Gjashtë viktima nga Covid, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë

Testime totale                         192.620

Raste pozitive                           39.014

Raste të shëruara                     19.384

Raste Aktive                            18.808

Humbje jete                              822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9827

Durrës 1360

Elbasan 831

Fier  1455

Korçë 999

Vlorë 959

Shkodër 892

Lezhë 725

Berat 606

Kukës 409

Dibër 211

Gjirokastër 534

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diskriminimi ndaj veriut të Shqipërisë, rezultat i monizmit të sotëm politik

Nga: Mal Berisha Disa ditë më parë filloi një debat në rrjetet sociale rreth shpërpjestimit të pa- imagjinueshëm që ekziston midis supër- përfaqësimit me staf...

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 5 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 5 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Kurba e koronavirusit në vend mbetet e lartë, teksa...

Golashënuesi më i ri në Irlandë, talenti shqiptar drejt kalimit tek Interi

Futbollisti me origjinë shqiptare, Kevin Zefi pritet t’i bashkohet skuadrës së Interit. Sulmuesi 15-vjeçar i lindur në Irlandë nga prindër shqiptarë, është pranë firmosjes...

15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, në Prishtinë dhe...

Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Nëse amerikanët do të dëshironin të shihnin degradimin e imazhit të vendit të tyre pas 4 viteve të presidencës Trump, do...