Covid-19/ Rënie e lehtë e infektimeve, 20 viktima në 24 orë

Kurba e koronavirusit në Shqipëri ka pësuar një rënie të lehtë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 764 raste të reja.

Ndërkohë, 20 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Viktimat janë të moshave 48-85 vjeç.

Nga virusi janë shëruar edhe 640 persona, teksa raste aktive janë 35.702. Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 659 pacientë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14.295 vaksina anti-COVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Viktima – 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :   Kurba mbetet e ulët, vetëm 2 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Vaksinimi – Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore 764

Të shëruar në 24 orë 640

Të shtruar në spitale 659

Humbje jete në 24 orë 20

Testime ditore 2714

Testime totale 469,499

Raste pozitive 107,931

Raste të shëruara 70,413

Raste Aktive 35,702

Humbje jete 1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22974

Fier 2621

Vlorë 1765

Durrës 1651

Shkodër 1367

Gjirokastër 1115

Elbasan 943

Korçë 880

Berat 871

Lezhë 792

Dibër 372

Kukës 351