Prej disa muajsh, Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë kundër koronavirusit, dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë.
Për mjekun Pëllumb Pipero, me këto ritme gjatë muajit maj mund të arrihet shifra e 1 milion të vaksinuarve.
I ftuar në emisionin ”Breaking” në Top News, Pipero u shpreh se situata epidemiologjike është përmirësuar dhe është nën kontroll.
Pëllumb Pipero: “Besoj që vaksinimi në Shqipëri po jep efekt. Po luan rol të rëndësishëm në imunizimin e popullatës, ka rënë numri i personave të infektuar. Numri i personave që shtrohen në spitale ka rënë ndjeshëm. Edhe numri i humbjeve të jetës ka rënë. Por gjithsesi, ne kemi ende pacientë të shtruar në spital, edhe në forma të rënda. Ende përballemi me virusin dhe pasojat e tij. Situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll. Vaksinimi i popullatës po luan një rol të rëndësishëm. Aktualisht kemi mbi 500 mijë të infektuar. Nëse vaksionojmë 20 mijë persona në ditë, brenda majit do të kemi rreth 1 milion të vaksinuar”.