Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se maska është shumë e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e saj.
Brataj shprehet se maskat të cilat nuk duhen përdorur janë ato me valvul. Kjo pasi sipas tij, maska filtron vetëm ajrin në hyrje dhe jo në dalje. Nëse një person është i infektuar, maska me valvul nuk e ndalon që të infektojë dikë tjetër.
“Ne kami patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë.
Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje.”, tha Brataj në ‘Report TV.’