E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Ç’mund të mësojmë sot nga vala e dytë vdekjeprurëse e pandemisë së vitit 1918

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Nga: Kristen Rogers “CNN”

Në valën vdekjeprurëse të pandemisë së gripit të vitit 1918, miliona njerëz ishin të destinuar të vdisnin pasi ata nuk dinin atë që dimë sot mbi mënyrën e përhapjes së viruseve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes. Por ne mund të përballemi me një fat të ngjashëm, nëse disa njerëz vazhdojnë të injorojnë ato që na ka mësuar një shekull përparim shkencor për t’i dhënë fund pandemive.

Pandemia e vitit 1918 u shfaq në tre valë, nga pranvera e vitit 1918 deri në dimrin e 1919-ës. Në fund ajo vrau 50-100 milionë njerëz në të gjithë botën. Vala e parë në pranverën e vitit 1918 ishte relativisht e butë. Shumica e vdekjeve nga ajo pandemi ndodhën në vjeshtën e vitit 1918, gjatë valës së dytë dhe më të rëndë të gripit.

Ekspertët e shëndetit presin që infeksionet me Covid-19 të rriten këtë dimër, pasi virusi që shkakton Covid-19 është një koronavirus, dhe koronaviruset e tjerë përhapen më shumë gjatë dimrit. Në ajrin dimëror, më pak të lagësht, grimcat që përmbajnë virusin mund të qëndrojnë më gjatë në ajër.

Për më tepër, membranat tona në hundë janë më të thata dhe më të prekshme nga infeksionet në dimër. Dhe ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ne kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura pa ajrosje të mjaftueshme, gjë që do të thotë se virusi ka të ngjarë të përhapet më shumë.

Covid-19 nuk ka “shkaktuar aq shumë vdekje sa gripi, pasi në fund të pandemisë së vitit 1918 në SHBA vdiqën rreth 675.000 njerëz”, thotë dr. Xheremi Braun, një mjek i shërbimit të emergjencës. “Sot kjo shifër duhej të ishte rreth 3 milion njerëz vetëm në SHBA. Por sigurisht, pandemia aktuale nuk ka mbaruar ende”, thotë Braun.

Po pse vala e dytë ishte kaq vdekjeprurëse? ”Supozimi im është se në pranverë ishte më e vështirë për virusin të infektonte njerëzit, ndaj i duhej të adaptohej”-thotë Xhon Berri, autor i librit “Gripi i Madh: Historia e pandemisë më vdekjeprurëse në histori”. “Pastaj ndodhi një mutacion që ishte shumë më infektues dhe gjithashtu më virulent”-shton ai.

Tek pacientët me gripin e vitit 1918, pneumonia zhvillohej shpejt dhe i vriste njerëzit që në ditën e dytë të sëmundjes. Lufta e Parë Botërore vazhdonte, ndaj përhapja u lehtësua nga lëvizjet e trupave dhe kampet e mbingarkuara ushtarake.

Një pengesë e madhe për kohën ishte mungesa e njohurive mbi karakterin, sjelljen dhe ashpërsinë e virusit. Pandemia erdhi përpara ndërgjegjësimit se si dukej një virus, dhe si mund të izolohej ai. Goditja e fortë e valës së dytë, bëri që disa njerëz dhe mjekë të mendonin se kishin të bënin me një sëmundje të ndryshme nga ajo që kishin përjetuar atë pranverë.

Lexo edhe :   Ndoka: Covid-in do e 'luftoja' më mirë se Manastirliu
Lexo edhe :   Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Gripi i vitit 1918 dëmtoi rëndë shoqëritë. Afro gjysma e vdekjeve ishin midis të rriturve të rinj të moshave 20-40 vjeç, në kontrast me pandeminë aktuale, ku me të moshuarit kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë sëmundje të rëndë dhe vdekje nga Covid-19.

Shumë aktivitete u anuluan,u ndalua frekuentimi i shkollave dhe hapësirave publike. Autoritetet miratuan ligje për përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës. Zyrtarët e qytetit vendosën masa ndëshkimore, përfshirë gjobat kundër atyre që shkelnin rregullat. Fatmirësisht sot përparimet e shumta shkencore na kanë lejuar një avantazh të lehtë në reduktimin e përhapjes dhe të efekteve të sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi dhe Covid-19.

Përmirësimet teknologjike i kanë lejuar studiuesit të shohin qelizat dhe viruset përmes mikroskopëve elektronikë dhe kristalografisë me rreze X, e cila mundëson kapjen e miliona imazheve të tyre. Mikrobiologët tani mund të izolojnë, identifikojnë dhe përshkruajnë strukturën e viruseve.

Por edhe pse kemi teste të koronavirusit, e meta është se nuk kemi aftësi të mjaftueshme testuese, dhe përgjigja e testeve zgjat shumë.

Por nga ana tjetër sot nuk jemi në një luftë globale. Dhe vitet e përparimit shkencor na kanë mësuar se si përhapen sëmundjet e frymëmarrjes, nga kontakti më spërklat e frymëmarrjes të lehtësuara, dhe higjiena e dobët. Por që këto përparësi shkencore dhe mjekësore të jenë efektive, kërkojnë dakordësinë dhe bashkëpunimin e publikut me autoritetet.

Megjithëse rastet e Covid-19 janë në rritje, dhe mund të rriten më tej këtë dimër, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të ndaluar përhapjen e tij. Masat paraprake si distancimi fizik, shmangia e grumbullimeve dhe udhëtimet e panevojshme, larja e duarve dhe mbajtja e maskave janë ende të rëndësishme.

Grumbullimi i artikujve ushqimorë, mjekësorë dhe gatishmërisë së emergjencave, mund të ndihmojë në kufizimin e udhëtimeve në dyqane, duke ulur kështu mundësitë e përhapjes. Në vitin 1918, nuk kishte asnjë vaksinë të aprovuar. Këtë herë në SHBA kemi operacionin“Warp Speed”, ndërsa programe të tjera janë duke testuar vaksinat, në mënyrë që njerëzit të mund të vaksinohen deri në pranverën e vitit 2021.

Ajo që ka ende vlerë të madhe, është marrja parasysh e përditësimeve dhe udhëzimeve të autoriteteve tuaja lokale të shëndetit publik, dhe njohurive shkencore të studiuesve dhe organizatave si Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

Nga: Mero Baze Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e...